By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ikballe Huduti thyen heshtjen për herë të parë pasi nuk u bë pjesë e “BBVK”
November 20, 2025
Fuqia e madhe e Hënës së Re – 20 Nëntori ndryshon fatin e shumë shenjave të zodiakut
November 20, 2025
Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit
November 20, 2025
Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve
November 20, 2025
Vuçiç u përpoq ta fshihte stërvitjen ushtarake me rusët, por sapo mori një shuplakë nga Brukseli
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ASK: Shkalla e papunësisë në Kosovë, 16.6%
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ASK: Shkalla e papunësisë në Kosovë, 16.6%
Lajme

ASK: Shkalla e papunësisë në Kosovë, 16.6%

Kosova Times
Last updated: 2023/04/01 at 8:39 AM
Kosova Times Published April 1, 2023
Share
SHARE

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë 2022.

Sipas rezultateve, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.  Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 38.6%.

Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë (TM1) 2022 është 32.2%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt 46.6%, ndërsa punësimi te femrat është 17.9%.

Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 46.4% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 36.0%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 15.5% duke vazhduar me arsimin me 9.5%, aktivitet të shërbimeve tjera 9.1%, prodhimi me 8.7% dhe ndërtimtaria me 7.8%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 47.1% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 52.9% kanë kontratë të përkohshme, raporton RTKlive.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2022, shkalla e papunësisë është 16.6%.

Papunësia më e theksuar është te femrat me 18.9%, krahasuar me meshkujt, 15.6%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 31.4%.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2022, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 61.4%, me fokus të veçantë te femrat me 77.9 %, krahasuar me meshkujt, 44.8 %.

“Për realizimin e AFP-së, TM1 2022, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it”, njofton ASK.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, reshje shiu në formë shtrëngatash

Osmani pret sot përfaqësuesit e partive politike në takim

Ngjarjet e datës 20 nëntor

Mbahet seanca ndaj të dyshuarve për spiunazh Shabani dhe Qerimi

Mot sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Kosova Times April 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani takohet me kryeparlamentarin kroat: Kosova llogarit në përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë

Kosova Times Kosova Times October 10, 2023
Bala ndanë përvojat e luftimit të dhunës kibernetike ndaj grave në Kosovë
“Plisat” distancohen nga fushata zgjedhore: S’jemi pjesë e asnjë partie
Pagat e sektorit publik dolën në orët e pasdites, ngjalli reagime të shumta
”The London Economic”: Rama godet ashpër Brexit-in dhe ”teatralitetin” e Farage
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?