By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
December 25, 2025
Abdixhiku nga Shtimja premton Ministrinë e Familjes dhe Mirëqenies
December 25, 2025
Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës
December 25, 2025
Ndezja e Buzmit, traditë në Palabardh të Gjakovës për Krishtilindje
December 25, 2025
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harrojmë sakrificën
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Veprimet kriminale në veri kanë për qëllim kanosjen e popullatës lokale serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Veprimet kriminale në veri kanë për qëllim kanosjen e popullatës lokale serbe
Lajme

Osmani: Veprimet kriminale në veri kanë për qëllim kanosjen e popullatës lokale serbe

Kosova Times
Last updated: 2023/04/03 at 3:39 PM
Kosova Times Published April 3, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarit e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Johannes Eigner.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përfshirë dakordimin e arritur për marrëveshjen bazë, si dhe planin e zbatimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe zhvillimet e sigurisë në veri të Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të angazhohet në mënyrë konstruktive për t’i kontribuar paqes afatgjate në rajon. Në këtë drejtim, Presidentja ka theksuar se veprimet e fundit kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi, kanë për qëllim frikësimin dhe kanosjen e popullatës lokale serbe, si dhe krijimin e një klime frike dhe pasigurie.

Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të jetë plotësisht e koordinuar me aleatët ndërkombëtar për të vazhduar përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm, ndërsa është e përkushtuar për zbatimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Republikës.

Tutje, Presidentja Osmani ka falënderuar z. Sarrazin dhe z. Einger për angazhimin e Gjermanisë dhe Austrisë për integrimin e plotë të Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, teksa ka theksuar se koordinimi i Kosovës me aleatë do të vazhdojë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Abdixhiku nga Shtimja premton Ministrinë e Familjes dhe Mirëqenies

Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës

Ndezja e Buzmit, traditë në Palabardh të Gjakovës për Krishtilindje

Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harrojmë sakrificën

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime në zonë kufitare

Kosova Times April 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prokuroria e Ukrainës po heton 28 raste të ekzekutimit të ushtarëve të kapur të Forcave të Armatosura të Ukrainës

Kosova Times Kosova Times September 6, 2024
Moti do të jetë  i vranët dhe me riga shiu
Mbi 200 vullnetarë dhurojnë gjak në Strellc për nder të dëshmorëve
Reagimi i Kremlit ndaj betejave afër Kurskut
Zvicra mori komandën e transportit të personelit dhe materialit për misionin e KFOR-it
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?