By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rafuna priti Drejtorin Menaxhues të FMN-së, bisedojnë për asistencë për Odën dhe bizneset
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Rafuna priti Drejtorin Menaxhues të FMN-së, bisedojnë për asistencë për Odën dhe bizneset
Lajme

Rafuna priti Drejtorin Menaxhues të FMN-së, bisedojnë për asistencë për Odën dhe bizneset

Kosova Times
Last updated: 2022/09/21 at 5:48 PM
Kosova Times Published September 21, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li, me të cilin ka biseduar për sukseset por edhe sfidat e biznesit në Kosovë si dhe për mundësitë e FMN-së që të ndihmojë sektorin e biznesit.

Kryetari Rafuna në takim ka folur për të arriturat e bizneseve kosovare, përkundër sfidave të mëdha nëpër të cilat kanë kaluar, si dhe për mundësitë që ofron Kosova për afarizëm e biznes.

„Bizneset e Kosovës janë kalitur në sfidat më të mëdha prandaj sot kanë fleksibilitetin dhe aftësinë për t’u përshtatur e për t’u zhvilluar“, ka thënë Kryetari Rafuna dhe ka shtuar se „kjo e bën Kosovën vend të përshtatshëm edhe për investime të huaja, pasi sektori i biznesit në Kosovë është dëshmuar se ka qëndrueshmëri“.

Në takim është biseduar për sfidat me të cilat përballen bizneset, me theks të veçantë tek vështirësitë me të cilat pritet të përballen këtë dimër bizneset në Kosovë por edhe më gjerë, si dhe u bisedua për mundësitë e FMN-së për asistencë për biznesin.

Në takim u bisedua edhe për sektorin e financave në Kosovë, që u cilësua si një storje suksesi.

Kryetari Rafuna kërkoi edhe asistencë teknike për Odën Ekonomike të Kosovës. „Kjo do të përkthehej një asistencë për bizneset kosovare“, shtoi Kryetari Rafuna.

Kryetari Rafuna nënvizoi edhe nevojën për të thelluar partneritetin me institucionet e vendit me qëllim të kontributit në zhvillimin e vendit.

Drejtori Ekzekutiv i FMN-së, Li, shprehu përkrahjen e FMN-së për proceset që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Delegacioni i FMN-së përbëhej edhe nga Përfaqësuesja Rajonale për Ballkanin Perëndimor dhe Përgjegjëse për Zyrën për Kosovë, Stephanie Elbe, Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, Gabriel Di Bella, nga Zyrtari i Departamentit për Komunikim, David Sharrock, dhe Ekonomisti nga Zyra e përfaqësuesit të përhershëm në Kosovë, Selim Thaçi.

Kryetari i OEK, Rafuna, në takim shoqërohej nga Drejtoresha gjenerale e ProCredit Bank, Eriola Bibolli, nga Zyrtarja për politika në Odën Ekonomike Amerikane, Anisa Zogaj, dhe nga Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës Gjermane të Biznesit, Nora Hasani. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO

BE-ja mbështet vërejtjet e Dhomës së Tregtisë për tregun energjetik

Zejnullahu në Athinë kryeson mbledhjen e Bordit të Komunitetit të Energjisë

ATK: 460.4 milionë euro të hyra tatimore në pesë muajt e parë të vitit 2025

KEK fton konsumatorët për kontrata komerciale me kushte më të mira

Kosova Times September 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Halili dhe Hajria`, 62-vjetori i premierës së baletit të parë shqiptar

Kosova Times Kosova Times January 13, 2025
ShBA planifikon një paketë të re armësh për Izraelin
Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë: “Ktyne nuk ua nin për neve”!
Bajrami, Muratit: Ministrit që i kanë tepruar 600 milionë euro po ankohet për opozitën
Haxhiu: Përvoja në Kosovë na ka mësuar për plagët që lufta lë në shoqëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?