By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sulmi me precizion i aeroplanit ukrainas MiG-29 godet objektet ruse
June 13, 2025
Krerët e diplomacisë së Serbisë dhe Kroacisë u takuan dhe diskutuan për BiH: Barazia e kombeve dhe Daytoni në fokus
June 13, 2025
Imazhe satelitore: Shikoni dëmet e shkaktuara nga sulmi i Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane
June 13, 2025
Valë e re bombardimi izraelit ndaj Iranit: Synimi i Teheranit, por edhe infrastruktura bërthamore
June 13, 2025
Kryeministri Kurti vizitoi familjen e Arbnor Spahiut
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rizvanolli: 15 milionë euro për subvencionim në efiçencë të energjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Rizvanolli: 15 milionë euro për subvencionim në efiçencë të energjisë
Lajme

Rizvanolli: 15 milionë euro për subvencionim në efiçencë të energjisë

Kosova Times
Last updated: 2023/04/07 at 2:20 PM
Kosova Times Published April 7, 2023
Share
SHARE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se në kuadër të planit emergjent prej 75 milionë eurove të përkrahur nga Bashkimi Evropian, Ministria e Ekonomisë që nga ky vit do të fillojë zbatimin e masave të efiçencës së energjisë që kapin vlerën prej 15 milionë eurove.

Në takimin ku është diskutuar për masat e pakos emergjente 75 milionëshe nga Bashkimi Evropian për përballje me krizën energjetike evropiane dhe masat e efiçencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore të destinuara për banim social (në pronësi komunale), Rizvanolli ka thënë se target-grup kanë sektorin rezidencial dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

“Për sektorin rezidencial, pra për familjet, do t’i subvencionojmë pajisjet ngrohëse efiçente siç kemi bërë edhe vitin e kaluar, duke përfshirë këtu klimat, kaldajat, stufat dhe pajisje të tjera shtëpiake që kanë potencial për kursim të energjisë që janë frigoriferët dhe të tjera. Kemi pasur biseda edhe me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe kam adresuar tek ai kërkesën për të ndërmarrë hapat për të standardizuar dhe harmonizuar legjislacionin sekondar i cili ka të bëjë me instalimin e sistemeve solare fotovoltaike për vetëkonsum që ka qenë edhe një ndër kërkesat e juaja në takimin e kaluar dhe ministri na ka premtuar se do t’i ndërmarrin hapat me prioritet që nga java e ardhshme, shpresoj”, ka thënë Rizvanolli në një takim me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional ndërmjet të qeverisë dhe komunave.

Në takimin me kryetarët e komunave, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, Rizvanolli ka thënë se sivjet për herë të parë do të subvencionohen ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për pajisje ngrohëse efiçente dhe pajisje teknologji efiçente.

“Hartimi i këtyre masave është bërë me ndihmën e ekspertëve të fushës, të donatorëve dhe shoqërisë civile, dhe i falënderoj pafundësisht për vlerësimin e nevojave të qytetarëve dhe bizneseve. Bashkëpunimi me komunat është tejet i rëndësishëm që ju të angazhoheni që qytetarët e komunave të jenë të informuar dhe të kenë përkrahjen e duhur gjatë procesit të aplikimit për qytetarët që kanë nevojë për një ndihmë të tillë”, ka thënë Rizvanolli. /Kosovatimes/

You Might Also Like

BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale

Bizneset sërish protestuan duke kërkuar pezullimin e tregut energjetik

Tregu energjetik, drejtori i KEK-ut takoi përfaqësues të bizneseve

Komuniteti i biznesit thotë se tregu energjetik ndikon në rritje të çmimeve

Në ‘Prishtina 2025’, pjesëmarrëse rreth 50 kompani vendore e ndërkombëtare

Kosova Times April 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Në zemër të Toskanës: Një qytet hyjnor ku fansat e lojërave video do të ndihen si në shtëpinë e tyre

Kosova Times Kosova Times March 27, 2025
Gërvalla: Greqia së shpejti e njeh Kosovën, në Poloni do të hapim ambasadë
Vdes 8-vjeçari në Romajë të Hasit, bie nga traktori të cilin po e drejtonte një 11-vjeçar
Zhduket turisti lituanez në Alpet Shqiptare, kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth
Dhunohet gruaja, pranga autorit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?