By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
RREZIKIMI I SIGURISË KOMBËTARE NË KOSOVË
June 13, 2025
MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta
June 13, 2025
Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të
June 13, 2025
Rrifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën
June 13, 2025
Çfarë është inxhinieria e menusë dhe si ta bëni menunë mjetin tuaj më të fortë të shitjeve
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arsimi dhe aftësimi profesional, Avokati i Popullit: Nuk është në përputhje me kërkesat e tregut të punës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Arsimi dhe aftësimi profesional, Avokati i Popullit: Nuk është në përputhje me kërkesat e tregut të punës
Lajme

Arsimi dhe aftësimi profesional, Avokati i Popullit: Nuk është në përputhje me kërkesat e tregut të punës

Kosova Times
Last updated: 2023/04/07 at 2:24 PM
Kosova Times Published April 7, 2023
Share
SHARE

Avokati i Popullit, në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe të përgjegjësive të tij ligjore, ka publikuar raportin me rekomandime Ex-officio nr.676/2022, që ka të bëjë me arsimimin dhe mundësitë e të rinjve në tregun e punës.

Bëhet me dije se qëllimi i këtij raporti ka qenë vlerësimi i nivelit të harmonizimit të arsimimit të të rinjve në institucionet e arsimit të lartë dhe profesional në Kosovë, me kushtet e punës.

Raporti analizon edhe kontekstin ekonomik, cilat janë vendet e punës në dispozicion në Kosovë dhe segmente tjera.

Po ashtu, raporti ka analizuar qasjen në arsim dhe arritjeve arsimore, cila është qasja në arsim për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe për nxënësit romë, ashkali dhe egjiptian, dhe fusha të tjera të përfshira në procesin e analizës. Raporti përfshin edhe analizën e ofertës dhe e kërkesës së fuqisë punëtore.

Avokati i Popullit konstaton se pas analizës së legjislacionit përkatës, hulumtimeve të mëparshme, të politikave, të informatave dhe të të dhënave që i ka IAP-ja lidhur me çështjen, del se gjatë dekadës së fundit Kosova ka shënuar përparim në fushën e zbatimit të të drejtave të njeriut në arsim.

“Ky përparim, megjithatë, nuk ka qenë i barabartë në nënsektorë të ndryshëm për sa i përket pjesëmarrjes, përfshirjes dhe zhvillimit të të rinjve sipas nevojës dhe aftësive të tyre”, thuhet në raport.

Sa i përket arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovës, Avokati i Popullit konstaton se nuk është në përputhje me kërkesat e tregut të punës. “Kur është bërë analizimi i të dhënave që lidhen me kërkesën e tregut të punës, si punësimi, bruto produkti vendor sipas sektorëve ekonomikë dhe struktura e bizneseve, me numrin e nxënësve sipas profileve, ka dal që nuk janë në përputhje”, theksohet në raport.

Raporti, ndër të tjera, ka gjetur se më shumë se 80 për qind e programeve profesionale kanë mungesë të materialeve dhe të teksteve të përshtatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie në institucionet e arsimit profesionale, duke vështirësuar të mësuarit e duhur dhe praktik.

Avokati i Popullit ka nxjerrë rekomandime për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e cila ndër të tjera, rekomandohet që të hartoj politika dhe të ndërmarre masa konkrete që të sigurojë që sistemi i arsimit dhe aftësimit profesionale të jetë i ndërlidhur me kërkesat e tregut të punës.

Po ashtu edhe Agjencia e Kosovës për Akreditim është rekomanduar, ndër të tjera, që të kërkojë evidencë për ndërlidhjen e programeve të studimit me kërkesat e tregut të punës si dhe të mbajë statistikat për programet e studimit që nuk kanë përmbushur standardin për të qenë në përputhje me kërkesat e tregut të punës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të

Rrifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën

Osmani pritet nga Perandori i Japonisë:Rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Moti në Shqipëri me diell

Kosova Times April 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Nga Kroi i Vitakut: “Nuk kemi siguri”

Kosova Times Kosova Times December 15, 2022
Vuçiq: Vrasja masive afër Beogradit, akt terrorist
Gabon Djilas: Hill nuk është në listën e pagave të Vuçiqit, por anasjelltas: Bashkëbiseduesit e Danas për letrën e hapur të kreut të SSP-së
Ministri Krasniqi dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit Rama
Tornadot godasin ShBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?