By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sanksione të pezulluara dhe propozime për metale të rralla
August 14, 2025
Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike
August 14, 2025
Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri
August 14, 2025
Evropa po digjet, me emergjenca nga Greqia në Portugali
August 14, 2025
Horoskopi ditor për 14 gusht 2025
August 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut mohon se po i shet armë Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut mohon se po i shet armë Rusisë
Rajon / Botë

Koreja e Veriut mohon se po i shet armë Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/22 at 12:43 PM
Kosova Times Published September 22, 2022
Share
SHARE

Koreja e Veriut ka thënë se nuk i ka shitur kurrë armë Rusisë dhe nuk planifikon diçka të tillë në të ardhmen.

Këto deklarata vijnë pas raportimeve nga Shtetet e Bashkuara se Moska është kthyer kah Pheniani për të mbushur rezervat.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Rusia mund të blejë raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut.

Sipas tyre, veprime të ngjashme, bashkë me dyshimet për blerje të armëve iraniane, tregojnë se sanksionet e Perëndimit janë duke penguar synimet e Rusisë në luftën e nisur në Ukrainë.

Moska ka hedhur poshtë këto raportime.

Çfarëdo lëvizjeje e armëve në mes të të dyja shteteve do të përbënte shkelje të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, një zyrtar i paidentifikuar nga Ministria verikoreane e Mbrojtjes, është cituar të ketë thënë se “ne nuk kemi eksportuar kurrë armë dhe municion në Rusi, dhe nuk planifikojmë të bëjmë kësi eksporti”.

Ky zyrtar ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe “forcat armiqësore” për përhapje të thashethemeve, për të arritur “synimet politike dhe ushtarake”.

Në fillim të muajit shtator, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, ka thënë se blerjet e Rusisë në Korenë e Veriut “mund të përfshijnë miliona raketa dhe predha artilerie”.

Mirëpo më vonë, zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby, ka thënë se blerjet nuk janë kryer dhe se nuk ka të dhëna se armët do të përdoreshin në luftën në Ukrainë.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, ka rezultuar të jetë e shtrenjtë për ushtrinë rusë, pavarësisht përdorimit të armëve të avancuara.

Forcat ukrainase, duke përdorur armët e Perëndimit, kanë çliruar së fundi disa rajone, dhe i kanë shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse.

Shumë prej armëve të Koresë së Veriut janë të dizajnuara nga Rusia dhe datojnë nga periudha sovjetike, ndonëse disa janë të ngjashme me armët ruse.

Në korrik të këtij viti, Koreja e Veriut ka qenë një prej pak shteteve që ka njohur zyrtarisht shtetësinë e dy rajoneve të mbështetura nga separatistët rusë në lindje të Ukrainës.

Si shenjë hakmarrjeje, Ukraina ka shkëputur të gjitha lidhjet me Phenianin.

You Might Also Like

Sanksione të pezulluara dhe propozime për metale të rralla

Evropa po digjet, me emergjenca nga Greqia në Portugali

Axhenda ndërkombëtare

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…

Melania Trump kërcënon me padi prej 1 miliard dollarësh kundër Hunter Biden

Kosova Times September 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Kemi identifikuar 45 persona për sulmet në veri

Kosova Times Kosova Times July 3, 2023
Premiera e filmit të Sean Penn për Ukrainën ndërluftuese u zhvillua në Berlin
Tronditet Shkodra, shpërthim me lëndë plasëse në banesën e oficerit të policisë
Në përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, vendim historik për Kosovën
Digjen dy automjete në oborrin e shtëpisë në Makovc, nuk dihen shkaktarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?