By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Talibanët: Ndalimi i grave për të punuar për OKB, është çështje e brendshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Talibanët: Ndalimi i grave për të punuar për OKB, është çështje e brendshme
Rajon / Botë

Talibanët: Ndalimi i grave për të punuar për OKB, është çështje e brendshme

Kosova Times
Last updated: 2023/04/12 at 12:12 PM
Kosova Times Published April 12, 2023
Share
SHARE

Administrata e talibanëve ka deklaruar se vendimi që gratë afgane të mos lejohen të punojnë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), është“një çështje e brendshme”, pasi organizata me shtrirje globale shprehu shqetësim për situatën e krijuar dhe njoftoi se do të rishikojë vendimin për të zhvilluar projekte në Afganistan.

Pas vërejtjes së OKB-së për kufizimet e reja që u vendosën javën e kaluar, Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i talibanëve, tha të mërkurën se ky vendim “duhet të respektohet nga të gjitha palët”.

Duke qenë se vendimi do të shkelte statutin e saj, OKB-ja ka deklaruar se nuk mund ta pranojnë atë. OKB-ja u ka kërkuar të gjithë punonjësve të saj që të mos punojnë në zyrat e organizatës deri më 5 maj, teksa organizata po kryen konsultime dhe rishikon operacionet e saj.

Të martën, Misioni i OKB-së në Afganistan tha se administrata talibane do të jetë përgjegjëse për çdo ndikim negativ humanitar në këtë proces.

Në një deklaratë, Mujahid akuzoi qeveritë e huaja për situatën humanitare të shkaktuar nga sanksionet e vendosura ndaj sektorit bankar dhe ngrirjes së aseteve të Bankës Qendrore afgane – që gjenden jashtë vendit – teksa disa prej këtyre aseteve janë vendosur në një fond mirëbesimi zviceran.

Disa diplomatë dhe zyrtarë të ndihmës në Afganistan si dhe në mbarë botën kanë shprehur shqetësimin se donatorët do të tërheqin mbështetjen për programin më të madh të ndihmës humanitare në Afganistan dhe se zbatimi i programeve dhe komunikimi me gratë dhe vajzat në këtë vend konservator do të jetë i pamundur nëse grave u ndalohet puna në OKB. Autoritetet talibane në dhjetor njoftuan se shumica e punonjësve femra të organizatave joqeveritare afgane nuk do të lejohen të punojnë.

Agjencia humanitare e OKB-së ka njoftuar se një plan i madh financimi për Afganistanin për vitin 2023, është financuar më pak se 5 për qind.

“Nëse një plan financimi nuk sigurohet urgjentisht, miliona afganë do të përballen me urinë, sëmundje dhe vdekje”, tha OKB.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times April 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

ASK: Rritje e lehtë e sasisë së mbeturinave industriale në 2023

Kosova Times Kosova Times December 18, 2024
Mobilizimi i fshehur ka filluar në Moskë: autoritetet po rekrutojnë “vullnetarë” në masë
Shqipëria dhe Kina me marrëveshje për heqjen e vizave
Për çfarë dokumentesh “të reja të doktrinave” po flet Vuçiq?
Haradinaj kujton heroin Bahri Fazliu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?