By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Radioja publike amerikane largohet nga Twitter, pasi etiketohet si “e financuar nga qeveria”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Radioja publike amerikane largohet nga Twitter, pasi etiketohet si “e financuar nga qeveria”
Rajon / Botë

Radioja publike amerikane largohet nga Twitter, pasi etiketohet si “e financuar nga qeveria”

Kosova Times
Last updated: 2023/04/12 at 5:07 PM
Kosova Times Published April 12, 2023
Share
SHARE

Radioja Kombëtare Publike (NPR), me seli në Uashington të ShBA-së, ka bërë të ditur se do të largohet nga platforma Twitter shkaku i vendimeve të fundit të marra nga ky rrjet social nën pronësinë e Elon Musk për ta identifikuar mediumin me disa etiketime që mediumi cilëson se kanë qëllim t’ia dëmtojnë besueshmërinë në publik.

“Llogaritë organizative të NPR nuk do të jenë më aktive në Twitter sepse platforma po ndërmerr veprime që minojnë besueshmërinë tonë duke lënë të kuptohet në mënyrë të rreme se ne nuk jemi të pavarur”, tha organizata e lajmeve përmes një deklarate të mërkurën, më 12 prill.

Javën e kaluar, Twitter etiketoi llogarinë kryesore të NPR si “media e lidhur me shtetin”, emërtim që përdoret për t’i identifikuar edhe mediumet që kontrollohen ose ndikohen shumë nga qeveritë autoritare.

Twitter më vonë e ndryshoi etiketën në “media e financuar nga qeveria”, me të cilën e etiketoi të paktën edhe një medium tjetër publik, atë britanik BBC.

“Ne nuk e vendosim gazetarinë tonë në platforma që kanë treguar interes për ta minuar besueshmërinë tonë dhe perceptimin e publikut për pavarësinë tonë editoriale”, thuhet në deklaratën e NPR.

Shefja për komunikim publik e NPR, Isabel Lara, tha në një email se “gazetarët dhe punonjësit e NPR do të vendosin vetë nëse dëshirojnë të qëndrojnë në platformë, njësoj si stacionet anëtare të NPR pasi ato janë nën pronësi të pavarur dhe operohen në mënyrë të pavarur”.

NPR merr fonde nga qeveria e ShBA-së përmes granteve nga agjencitë dhe departamentet federale, së bashku me Korporatën për Transmetim Publik. Kompania ka thënë se kjo përbën më pak se 1 për qind të buxhetit vjetor operativ të NPR.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times April 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani viziton Kroacinë me ftesë të homologut të saj Millanoviq, do të ndjekë garën tradicionale me kuaj

Kosova Times Kosova Times August 3, 2024
Murati reagon pas kërkesës së presidentes për pezullimin e tarifave me SHBA
Vetëvendosje premton mbështetje për gratë dhe vajzat në Kosovë
Në Serbi ndalohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës nga komuniteti serb
Abdixhiku akuzon LVV për përpjekje të manipulimit të votave të diasporës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?