By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve
January 31, 2026
Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta
January 31, 2026
Përgatitni shpejt një supë të shijshme me krem ​​domatesh dhe kënaqni familjen tuaj…
January 31, 2026
EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…
January 31, 2026
Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pa e dashur vendin nuk mundesh me qeverisë mirë më shtetin!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Pa e dashur vendin nuk mundesh me qeverisë mirë më shtetin!
Opinion

Pa e dashur vendin nuk mundesh me qeverisë mirë më shtetin!

Kosova Times
Last updated: 2023/04/13 at 4:54 PM
Kosova Times Published April 13, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Ndjehem me fat dhe i privilegjuar që kam lindur në Kosovë, në vendin më të bukur dhe më të pasur me të gjitha të mirat që mund t’i ketë një vend në rruzullin tokësorë. Me një natyrë të bukur, me fusha e male, me lumenj dhe liqene, me bjeshkë të pasura me minerale, me kështjella dhe shpella magjepse që s’i ka asnjë vend i botës.

Në politikë miqësisë i paraprinë interesi 

Pasuritë e shumta natyrore dhe ato nëntokësore e bëjnë Kosovën e vogël vendin më të pasur në Ballkan dhe njërin ndër vendet më të pasura në Evropë dhe Botë. Kjo është arsyeja e aspiratave hegjemoniste të fqinjëve tanë!

Si pasojë e qasjes së gabuar të politikanëve kosovar rreth zhvillimit ekonomik të vendit, Kosova e vogël me pasuritë më të mëdha thëngjillore për prodhimin e energjisë elektrike në Evropë dhe ndër pesë të parat në Botë, edhe pas 24 vitesh nga përfundimi i luftës, ende përballet me krizë energjetike!
Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, kriza energjetike u bartë nga njëra qeveri tek tjetra.

Pas çdo ndërrimi të Qeverisë, qytetarët shpresonin për ndryshime dhe për jetë më të mirë në Kosovën e pavarur, mirëpo të gjitha ju dolën mashtrime elektorale të politikanëve për vota. Qytetarët nuk e kanë pritur të pamundshmen, por e priten të mundshmen dhe realen. Qytetarët nuk kanë pritur të ushqehen me “lugën e artë”, por të ushqehen me dinjitet nga djersa dhe puna e tyre në vendin e vet të shenjt!

Liderët shtetërorë pa dallim nga i pari e deri tek i fundit, asnjëri nuk punoj për të mirën e qytetarëve, por vetëm për një kategori qytetarësh servil përmes të cilëve u pasuruan mbi kurrizin e popullit.

Kusarët e pangopshëm politik

Qeveritarët apo më mirë të themi lakmitarët e pushtetit nga shërbëtor të qytetarëve, që në fakt duhej të ishin, u kthyen në kusarë të pangopshëm politik, të cilët rropën e ç’rropën gjithçka gjetën para vetes, duke e trajtuar Kosovën si plaçkë lufte e jo si atdhe të tyre.

Ndodhi pikërisht kështu për faktin se shumicës së politikanëve ju mungoi dashuria për vendin dhe respekti ndaj qytetarëve. Shteti është sikurse shtëpia dhe anasjelltas, pa e dashur nuk mundesh me e qeverisë mirë dhe me ndershmëri.

Secila garniturë qeverisëse në vend të ekspertëve të fushave të caktuara nëpër ministri, afër vetes tubuan familjarë të tyre dhe militant partiak, në vend të intelektualëve dhe akademikëve i përzgjodhën servilët dhe injorantët e skajshëm politikë.

Mungesa e diplomatëve të karrierës e ndali hovin e njohjeve, rrezikon ekzistencën e shtetit

 

Shkaku i moszgjedhjes së njerëzve të duhur në vendin e duhur në qeveri dhe në stafin diplomatik, ka ndikuar në rënien e njohjeve dhe rritjen e ç’njohjeve për Kosovën. Nëse i referohemi Agjencisë së Lajmeve ANSA, e cila raporton për rënien e njohjeve të Kosovës nga 116 në 84, atëherë ky duhet të jetë shqetësim për të gjithë ne, por në radhë të parë për politikanët pa dallim, në pushtet dhe opozitë!

Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë ky duhet të jetë një alarm i “kuq” për ‘Qeverinë’ e cila pretendon ulësen e Kosovës në OKB. Për shkak se nga 193 shtete që janë anëtare të OKB-së, vetëm 84 janë njohëse aktuale të shtetit të Kosovës. Kjo i bie që as që jemi në listën e shteteve për t’u bërë anëtar të OKB-së!

Kjo dikujt mund t’i duket gjë e parëndësishme, por duhet rikujtuar faktin se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ende është në fuqi dhe e njeh sovranitetin e Serbisë ndaj Kosovës.

Ky realitet i hidhur dhe tragjikomik për Kosovën e ka ndryshuar perceptimin ndërkombëtar ndaj Kosovës. Ka plot shtete të botës të cilat e konsiderojnë ende Kosovën si provincë të Serbisë, kurse pavarësinë e 17 shkurtit 2008 si të njëanshme, në mesin e tyre edhe disa shtete njohëse të Kosovës!

Eksodi i ditëve të sotme, më i rëndi gjatë gjithë historisë

Të rinjtë e lindur pas lufte në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë të dëshmorëve, u rriten dhe u shkolluan në vendin e tyre të lindjes, por mosha e pjekurisë po i gjen në shtetet evro-perëndimore.

Kjo për mua është dhembja më e madhe shpirtërore, është brenga dhe shqetësimi, shqetësim i cili nuk po më lë të qetë ditë e natë, minutë e orë që kalon. Nuk ka si të jetë ndryshe për secilin atdhetarë që ia ka kushtuar tërë jetën lirisë dhe pavarësisë së atdheut të vet.

Nuk ka dhembje më të madhe për secilën qenie njerëzore që gjykon me zemër, kur djali ia kthen shpinën vendit për të cilin babai i tij ka rënë dëshmorë për lirinë e atdheut, kurse vet tretet rrugëve e metropoleve evropiane në kërkim të një jete më të mirë, pasi shteti nuk i siguron asgjë, nuk i siguron punë dhe as mirëqenie familjare, nuk i siguron as të drejtën elementare për të jetuar i barabartë me të tjerët në vendlindjen e tij.

Për secilën qeveri që erdhi në pushtet deri më sot, përparësi në shkollim dhe punësim kanë familjarët e tyre, militantët partiak dhe servilët (sekserët) e tyre, kurse të tjerët që nuk janë pjesë e tyre konsiderohen qytetarë të rendit të dytë dhe të tretë. Për fatin e keq, kohëve të fundit një dukuri e tillë është duke u shpërfaqur edhe në ceremonitë shtetërore. Për këtë arsye nuk është i rastësishëm largimi masiv i të rinjve nga Kosova.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times April 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Nuk ka dhunë në fe!

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Vettingu, premtim i parealizuar në Maqedoninë e Veriut
“Dekoratat e Vuçiqit që njollosin fytyrën e Serbisë”: Natasha Kandiq pasi presidenti serb shpërbleu Rusinë që nuk votoi për Rezolutën për Srebrenicën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?