By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?
June 5, 2025
Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë
June 5, 2025
Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?
June 5, 2025
Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”
June 5, 2025
Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet Moduli 7 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1: Shkathtësitë themelore kirurgjike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbahet Moduli 7 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1: Shkathtësitë themelore kirurgjike
Lajme

Mbahet Moduli 7 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1: Shkathtësitë themelore kirurgjike

Kosova Times
Last updated: 2023/04/13 at 7:33 PM
Kosova Times Published April 13, 2023
Share
SHARE

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, Shkathtësitë Bazike Kirurgjike kësaj radhe Moduli 7: “Menaxhimi kirurgjik i rrugëve ajrore/cricothyroidotomia & tracheostomia” , i cili është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza.

E gjithë kjo punë është arritur fal angazhimit tw përbashkët të Komiteteve për Edukim Specialistik, Komitetit për Edukimin e Studentëve të Mjekësisë, Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Komitetit të Specializantëve, ku ky modul si modulet tjera janë përqendruar në procedurat e menaxhimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Moduli 7: “Menaxhimi kirurgjik i rrugëve ajrore”,  është prezantuar nga ligjëruesi Dr. Zgjim Limani, specialit i ORL-së, dhe  ndihmës ligjëruesi, Dr. Etnik Bajraktari, specializant i ORL-së.

Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Dr. Sadik Llullaku, prezantoi punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në edukimin e specializantëve, për të cilën tha se është e rëndësishme prezenca e specializantëve, në mënyrë që të marrin dije dhe të avancohen në profesionin e tyre të shkencës. Njëherit vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë dhe po vazhdon të japë kryetari i KKK-së, Prof. Dr. Rifat Latifi.

Me këtë, sipas dr. Llullakut, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të misionit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale perëndimore.

Në këtë modul, dr. Limani shpjegoi në detaje procedurat e menaxhimit kirurgjik të rrugëve ajrore ose rrugëve të frymëmarrjes, me dy metoda që kirurgët i bëjnë, si të asaj Cricothyroidotomy dhe të metodës Percutaneus Tracheostomy, duke filluar nga procesi, indikacionet, kundër-indikacionet, rastet emergjente dhe komplikimet e mundshme të procesit në fjalë.

Në diskutim me specializantet dhe me shembuj konkret nga puna praktike, Dr. Limani shtjelloj procesin e këtij moduli, duke filluar nga rastet më emergjente e deri tek ekzaminimi në tërësi i pacientit, metodat e trajtimit, ekzaminimi klinik, dhe mjetet që   përdoren për siguruar trajtim sa më profesional të pacientit.

Dr. Limani, para specializantëve, shpjegoi te gjitha opsionet e mundshme të trajtimit, duke filluar nga çrregullimet dhe vështirësitë e mundshme gjatë ekzaminimit, e po ashtu demonstroi në mënyrë praktike shkathtësitë e nevojshme për te qene mjek kompetent ne shpëtimin e jetës se pacientit.

Ndërkaq, specializantët e të gjitha lëmive kirurgjike që ishin prezent në këtë modul, ishin shumë të interesuar për arritjen e këtyre shkathtësive dhe bashkë me Dr. Zgjim Limanin, demonstruan shembuj konkret nga puna e tyre e përditshme.

Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve aftësitë thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre.

Secili nga 12 modulet do të udhëhiqet nga një specialist (si instruktor dhe si mentor) dhe një specializant. Në këtë Kurs po marrin pjesë mbi 70 specializantë, dhe faza e parë do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit Qershor 2023. /Kosovatimes/

You Might Also Like

LVV-ja nominon Halil Thaçin për kryetar të Obiliqit

Më shumë vdekje në Kosovë gjatë vitit 2024 krahasuar me 2023

Haxhiu: Nëse nuk ka vullnet politik, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Gratë e burgosura shpalosin punën e tyre artistike

Ndërroi jetë oficeri doganor, Shenaj Kotle RTKlive

Kosova Times April 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Republikën Çeke dhe Sllovaki, në 55-vjetorin, kujtohet pushtimi sovjetik

Kosova Times Kosova Times August 21, 2023
Media ukrainase: një oficer që dezertoi në anën ruse u hodh në erë në Belgorod
Avionët-radarë të NATO-s vëzhgojnë Rusinë dhe Ukrainën
ShBA vendosin të furnizojnë Ukrainën me raketa me rreze veprimi 150 kilometra
Bisedimet më të rëndësishme të paqes midis Evropës dhe SHBA-së deri më tani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?