By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zymi: Në Kosovë askush nuk është dënuar për degradimin e mjedisit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zymi: Në Kosovë askush nuk është dënuar për degradimin e mjedisit
Lajme

Zymi: Në Kosovë askush nuk është dënuar për degradimin e mjedisit

Kosova Times
Last updated: 2023/04/14 at 8:28 AM
Kosova Times Published April 14, 2023
Share
SHARE

Në Kosovë askush nuk është dënuar për degradimin e mjedisit dhe degradimet e qyteteve që janë bërë viteve të fundit. Kështu thotë në një intervistë për Radio Kosovën aktivistja e platformës “Qytetari aktive”, Flutra Zymi. Ajo thotë se vetëm me aktivizim të qytetarëve mund të ndërtohet një shtet i mirëfilltë dhe i barbarët për qytetarët. Ajo tha se gjëja e parë që është dashur të bëhet, e që e ka prit shumë nga kjo qeveri, është të bëhet një analizë e thellë se çfarë u ka ndodh qyteteve në Kosovë me ndërtimet, çka është degraduar dhe si mund ta ndryshojmë.

“Unë këtë nuk po e shoh ende. Ne i kemi Planet Zhvillimore Komunale që bëhen për 8 ose 10 vjet. Po e marrim Prishtinën si shembull, bëhet plani në të gjitha fushat, që njihet si plani zhvillimor komunal dhe pastaj është harta zonale. Në këtë plan, që është si një lloj kushtetute për zhvillimet e qyteteve, duhet të bëhet sa më pak i dëmshëm për mjedisin dhe sa më i shëndetshëm për qytetarët. Dhe kjo nuk po ndodh, dhe ky është problemi kyç. Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për këto degradime, as komuna, e as Ministria e Mjedisit. Por edhe ne si qytetarë jemi shumë pak të angazhuar rreth planit zhvillimor komunal. Në debatet publike pjesëmarrja e qytetarëve është shumë e vogël, por edhe ata që marrin pjesë e tëra që iu intereson është vetëm toka personale, dhe askush nuk pyet për objektet e tjera përcjellëse të interesit publik që do të ndërtohen aty. Ky është gabimi dhe fatkeqësia që i ka ndodhur vendit tonë”.

Levizjen e saj qe e konsideron  më shumë një platformë  vullnetare që t’i adresojnë çështjet që na pengojnë, që janë kolektive dhe që kanë të bëjnë me korrupsion dhe keqpërdorim të buxhetit të Kosovës dhe njëkohësisht me shkeljet ligjore.” Kemi pasur raste të ndryshme, ku së bashku me qytetarët në bazë të lajmërimeve që bëhen, i përcaktojmë rastet që janë më urgjente. Deri më tani jemi marrë më shumë me krimet, ose keqpërdorimet që janë bërë në natyrë, në mjedis. Kemi bërë padi për degradimin që është bërë në parkun dhe ujëvarat e Mirushës, nga një projekt që ka filluar nga Komuna e Klinës dhe më pastaj është mbështetur dhe përkrahur financiarisht nga Ministria e Mjedisit. Më pastaj kemi bërë padi për një park të aventurave që është dashtë të nisë të ndërtohet në Parkun e Gërmisë, e që është peizazh i mbrojtur, edhe aty është masha e sigurisë derisa të shqyrtohet lënda. Pastaj kemi bërë prapë padi ndaj Komunës së Prishtinës, për Gërminë, për rastin e Festivalit “Sunny Hill,” i cili është mbajtur pa asnjë leje mjedisore. Pra, për një vit e gjysmë qytetarët aktivë i kanë adresuar këto çështje dhe i kanë shkuar deri në fund. Tash mbetet nga organet e drejtësisë t’i marrin parasysh dhe ne jemi në pritje”.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times April 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një aeroport ushtarak pranë Volgogradit është djegur për shkak të një sulmi me dron

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Ambasadori serb në Poloni u bë yll i rrjeteve sociale për shkak të sakos së tij
Gazetarët e BBC-së kanë hyrë në një strukturë sekrete ukrainase
Mbi 104,000 rusë dhe 18,000 ukrainas emigruan në Serbi në nëntë muaj
Eurostat: 1 milionë shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?