By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Marsh në mbështetje të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Marsh në mbështetje të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë
Lajme

Marsh në mbështetje të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/04/14 at 8:30 AM
Kosova Times Published April 14, 2023
Share
SHARE

Disa organizata joqeveritare, sot organizojnë marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Marshi fillon në orën 12:00 dhe nis nga sheshi “Ibrahim Rugova” për të vazhduar deri te monumenti “Heroinat” përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Katër organizata joqeveritare të cilat janë pjesë e platformës “Bëhu zëri im” do të marshojnë sot në mesditë në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve dhe Torturës, thotë se kësaj radhe do të marshojnë nën moton “Të rinjtë në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës” .

“Qëllimi i bashkëngjitjes së të rinjve në moton  për t’i përkrahur të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës është pikërisht për faktin që në shoqërinë kosovare pak flitet për të mbijetuarit në familje prandaj, si organizatë që punojmë në këtë drejtim e kemi menduar që kjo ditë e cila i dedikohet ekskluzivisht të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës tani më edhe zyrtarisht me iu dhanë hapësirë të rinjve me marshu edhe me fol në raport me  dhunën seksuale të ushtruar gjatë luftës kryesisht për të rinjtë por edhe për moshat e tjera”, tha ajo për Radio Kosovën.

Sipas Rushitit, marshi nis nga sheshi “Ibrahim Rugova” për të ndaluar më pas, pranë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve aty ku është e vendosur memoriali dedikuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës 99.

“Do të shkojmë të bëjmë homazhe te memoriali “Heroinat” dhe do të vendoset numri 14 në simbolikë të ditës për të mbijetuarit e dhunës seksuale, do të ketë disa fjalime nga vetë të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe nga ne si organizatorë. Në shenjë nderimi, do të vendosim lule anembanë në instilacionin ku 14 prill, kjo ditë më pastaj mendohet të jetë ditë zyrtare” , tha ajo.

Dy ditë më parë, përkatësisht të martën, me propozim të Presidentes Vjosa Osmani, në mbledhjen e qeverisë, 14 prilli është caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media, Osmani ka theksuar se ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.

 

You Might Also Like

Turqia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi Detin e Zi

Gjermanët e KFOR-it me patrullime gjatë ditës e natës

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen arrestohet dhe rrihet në Iran

Osmani: Mitrovica dhe veriu i vendit pjesë e pandashme e territorit

Vihen në funksion nga KQZ-ja 23 kuti postare në shtete të ndryshme

Kosova Times April 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Asambleja Kombëtare e RS ka kryer një sulm ndaj rendit kushtetues të BiH: Kjo dënohet me të paktën pesë vjet burg

Kosova Times Kosova Times February 28, 2025
Gjysmë ton drogë me vlerë 1,500,000 euro u sekuestrua në El. Venizelos
Bala ndanë përvojat e luftimit të dhunës kibernetike ndaj grave në Kosovë
Të paktën 11 persona humbën jetën në një rrëmujë gjatë një ndeshjeje kriketi në Indi
Zhivotiq: Nëse nuk përshtatemi me rendin e ri botëror, alternativa është izolimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?