By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 nëntor
November 26, 2025
Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
November 25, 2025
Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
November 25, 2025
Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja
November 25, 2025
Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Flota ruse e Paqësorit është vënë në gatishmëri të lartë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Flota ruse e Paqësorit është vënë në gatishmëri të lartë
Rajon / Botë

Flota ruse e Paqësorit është vënë në gatishmëri të lartë

Kosova Times
Last updated: 2023/04/14 at 3:47 PM
Kosova Times Published April 14, 2023
Share
SHARE

Flota ruse e Paqësorit është vënë në gatishmëri të lartë për shkak të stërvitjeve ushtarake, tha ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Sipas tij, qëllimi i stërvitjeve të Flotës së Paqësorit, e cila është e vendosur në Vladivostok, në lindjen e largët Ruse, është të testojë kapacitetin e forcave të armatosura ruse për përgjigje ndaj agresionit.

Përveç lëshimit të raketave, në stërvitje do të përfshihen edhe bombardues strategjikë me kapacitet bërthamor dhe avionë të tjerë luftarakë, përkrah atyre të forcave ajrore të Flotës së Paqësorit, ka thënë Shoigu.

Ushtria ruse ka përqendruar shumicën e forcave të saj në vijën e frontit në Ukrainë, por ka vazhduar të kryejë stërvitje të rregullta ushtarake në të gjithë Rusinë, për të trajnuar forcat dhe për të demonstruar gatishmërinë e tyre.

Shoigu, në një fjalim drejtuar udhëheqjes së lartë ushtarake, tha se skenari për manovrat e sotme parashikon një përgjigje ndaj përpjekjes së armikut për të ardhur në ishullin Sakhalin dhe në ishujt jugor të Kurilit.

Admirali Nikolai Yevmenov, i cili kryeson marinën ruse, do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e stërvitjeve, tha Shoigu.

Japonia pretendon të drejta territoriale ndaj ishujve Kuril, të cilët i quan Territoret veriore. Ato u morën nga Bashkimi Sovjetik në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe për shkak të asaj mosmarrëveshjeje, të dyja vendet nuk nënshkruan zyrtarisht një traktat paqeje për t’i dhënë fund armiqësive.

Vitin e kaluar, Rusia njoftoi se po pezulloi bisedimet e paqes me Japoninë, në shenjë proteste ndaj sanksioneve japoneze kundër Moskës, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Vitet e fundit, Rusia ka rritur praninë e saj ushtarake në ishuj dhe ka vendosur avionë luftarakë modernë, raketa kundër anijeve dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Stërvitjet e Flotës së Paqësorit filluan disa ditë para vizitës së paralajmëruar të ministrit kinez të Mbrojtjes, gjeneralit Li Shangfu në Moskë.

Vizita tre-ditore e presidentit kinez Xi Jinping, muajin e kaluar, tregoi partneritetin midis dy vendeve kundër përpjekjeve perëndimore për të izoluar Rusinë për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës.

Moska dhe Pekini akuzojnë Uashingtonin se po kërkon t’i izolojë dhe të ndalojë zhvillimin e tyre, sepse, siç pretendojnë, ato paraqesin sfidë për ShBA-në, për udhëheqjen rajonale dhe globale.

You Might Also Like

Vend parkimi prej 11 metrash katrorë në Athinë u shit për 197,000 euro

“Rrezik”: Çfarë përcollën mediat ruse nga fjalimi i Vuçiçit në lidhje me Industrinë Serbe të Naftës?

Secili ndan një hartë që tregon personin më të famshëm nga secili vend evropian

Operacioni i Madh i Ukrainës me Dron + Raketa djeg ‘AWAC’-et ruse dhe rafineritë e naftës

Çfarë monstra . Përdhunojnë vajzën (18) para syve të të fejuarit të saj

Kosova Times April 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Greta Thunberg dhe bashkëpunëtorët e saj kanë ngritur një padi kundër Suedisë

Kosova Times Kosova Times November 26, 2022
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e vendodhjes së të dyshuarit
Atalanta dhe Gjimshiti marrin barazim në udhëtim te Marseille
Anketa e re: Gati dy të tretat e demokratëve duan që Presidenti Biden të largohet nga gara
Në këtë vend ka tri lloje njerëzish por qeverisin të tretët!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?