By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria Speciale: Hajdari u intervistua në cilësinë e të pandehurës
July 31, 2025
Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte
July 31, 2025
Hargreaves: Kosova në krizë serioze, partitë të bëjnë kompromis
July 31, 2025
Dymbëdhjetë plazhe greke humbën “Flamurin Blu”
July 31, 2025
Arrestohet një person i kërkuar për “vjedhje të rëndë” në Vushtrri
July 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti
Lajme

Kryeministri Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti

Kosova Times
Last updated: 2023/04/14 at 6:05 PM
Kosova Times Published April 14, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti në përvjetorin e 24- të të rënies së tij, organizuar në amfiteatrin kryesor të Universitetit të Tetovës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Kurti lartësoi figurën e luftëtarit të UÇK-së, Alban Ajeti i cili la studimet në Tetovë dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë në luftimet kundër forcave serbe në Zhegoc të Epërm të Gjilanit, ku edhe ra dëshmor.

“Itineraret e rrugëve që kanë ndjekur dëshmorët, ndërtojnë hartën e lirisë së kombit, në të cilën çdo vend dhe çdo udhë, duhet regjistruar dhe shënjuar me përpikëri! Janë pikërisht këto shenja, ato që na kërkojnë që për të kujtuar një dëshmor nga Gjilani, të vijmë prej Prishtinës këtu në Tetovë’’’, tha kryeministri.

Nën nofkën “Pëllumbi”, Alban Ajeti kishte luftuar i veshur me uniformën e UÇK-së si luftëtar i Brigadës 171 “Kadri Zeka”, në Zonën Operative të Karadakut, bashkë me Pajazit Ahmetin, Sali Mustafën, Fadil Rashitin, Skender Veselin, Raif Musliun dhe shumë ushtarë të tjerë të së njëjtit betim e të së njëjtës uniformë.

Sipas kryeministrit Kurti ka shumë mënyra për të ndjekur rrugët e bëra nga heronjtë dhe dëshmorët: nga të mësuarit për idealet e tyre, e deri te pasimi i atyre idealeve. ‘’Në rastin e dëshmorit Alban Ajeti ne mund të orientohemi në veprën dhe jetën e tij përmes fjalëve të vetë Albanit, ashtu siç ai i ka artikuluar dhe radhitur në poezitë e tij, të cilat ai i shihte mjaftueshëm të rëndësishme sa për t’i ruajtur deri në fshehtësi’’, theksoi ai.

Ndër të tjera, kryeministri tha se vërtet që jetët e dëshmorëve janë prerë nëpër beteja, por zgjatimet e tyre shtrihen nga e kaluara e kohës së luftës drejt të tashmeve tona, në pafund forma, sikur sot këtu në Tetovë, që jemi mbledhur ta kujtojmë veprën e Alban Ajetit, studentit të Universitetit të Tetovës, poetit kronist nga Gjilani dhe “Pëllumbit” dëshmor të UÇK-së.

Lavdi veprës së vetë-shkruar dhe të jetuar të Alban Ajetit si dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Hajdari u intervistua në cilësinë e të pandehurës

Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

Hargreaves: Kosova në krizë serioze, partitë të bëjnë kompromis

Arrestohet një person i kërkuar për “vjedhje të rëndë” në Vushtrri

Raportohet një rast i dhunimit në Mitrovicën e Jugut

Kosova Times April 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

De Rossi ia bën sefte me fitore si trajner i Romës

Kosova Times Kosova Times January 20, 2024
Putini dhe pasojat e ofensivës së befasishme ukrainase
Horoskopi ditor për datën 5 Gusht
Abdixhiku mblodhi Prishtinën: LDK dhe kryeqyteti kanë rigjetur veten, ta forcojmë lidhjen në gjithë vendin
Biden tha për “luftën e tretë botërore” në rast të hyrjes së Ukrainës në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?