By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca krijojnë aleancë për energji bërthamore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca krijojnë aleancë për energji bërthamore
Rajon / Botë

ShBA-ja, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca krijojnë aleancë për energji bërthamore

Kosova Times
Last updated: 2023/04/16 at 4:38 PM
Kosova Times Published April 16, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca kanë krijuar një aleancë për të zhvilluar një zinxhir të furnizimit për lëndën e parë që mundëson prodhimin e energjisë bërthamore.

Njoftimi, që është bërë përgjatë takimeve të zyrtarëve të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) synon të përjashtojë Rusinë prej tregjeve ndërkombëtare të energjisë bërthamore, ka thënë Departamenti britanik për Siguri Energjetike.

Të pesë shtetet do të shfrytëzojnë sektorët e tyre bërthamorë për të minuar rolin e Rusisë në zinxhirin e furnizimit, duke ia pamundësuar presidentit rus, Vladimir Putin, financimin e luftës së tij në Ukrainë, përmes të hyrave të kësaj fushe.

Sekretari britanik për Energji, Grant Shapps, ka thënë se “Mbretëria e Bashkuar ka qenë në krye të përpjekjeve globale për ta mbështetur Ukrainën, për ta mposhtur [presidentin rus, Vladimir] Putin dhe për të siguruar se as ai, as askush tjetër si ai, të mos mendojnë se mund ta mbajnë botën në grusht, sa i përket energjisë”.

“Ky është hapi i radhës, bashkimi me shtetet tjera, për t’i treguar Putinit se Rusia nuk është e mirëpritur më”.

Departamenti britanik për Energji, ka thënë se kjo marrëveshje do të forcojë sektorin e energjisë bërthamore në Britani, duke ndihmuar në rritje të pavarësisë dhe ulje të faturave të rrymës.

Lënda e parë përdoret për të vënë në funksion stacionet bërthamore, të cilat prodhojnë rreth 15 për qind të energjisë në Britani.

Ky vend synon të rrisë prodhimin e energjisë, nga reaktorët bërthamorë, në 25 për qind, deri më 2050.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times April 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Plani i Hungarisë për të lehtësuar hyrjen për rusët e bjellorusët paraqet ‘rrezik serioz’ për BE-në

Kosova Times Kosova Times July 30, 2024
Kurti takon ambasadorin Bhuiyan, flasin për heqjen e tatimit të dyfishtë
Çfarë ndodh në trup nëse hani hudhër çdo ditë: Nutricionistja ruse zbuloi se çfarë sëmundje “shëron”, një gjë do t’ju ​​habisë
Albin Kurti e hapi kutinë e Pandorës, nuk e mbyllë më dot!
Omëletë spanjolle “Tortilla De Patatas”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?