By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në ditën e flamurit kombëtar në Orllan ngritet obelisku me emrat luftëtarëve të lirisë
November 28, 2025
Sveçla: Festa bashkon ndjenjën kombëtare dhe respektin për sakrificën
November 28, 2025
Hamza në Washington, në mesin e takimeve edhe ndihmësi special i Trump
November 28, 2025
Haradinaj: Festa mbetet e zbrazët pa bashkëluftëtarët që gjykohen në Hagë
November 28, 2025
BE: Investuam 3.7 miliardë euro në Kosovë nga viti ‘99
November 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi dhe Murati përfunduan takimet pranverore të Bankës Botërore dhe FMN-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Bislimi dhe Murati përfunduan takimet pranverore të Bankës Botërore dhe FMN-së
Financa

Bislimi dhe Murati përfunduan takimet pranverore të Bankës Botërore dhe FMN-së

Kosova Times
Last updated: 2023/04/17 at 4:12 PM
Kosova Times Published April 17, 2023
Share
SHARE

Gjatë qëndrimit në Uashington për takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, u pritën nga përfaqësues të lartë të të dyja institucioneve financiare.

Në kuadër të takimeve me Bankën Botërore, Zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri Murati u takuan me Shefen Menaxhuese të Operimeve, znj. Anna Bjerde dhe Zëvendës Shefen për Evropë të Bankës Botërore, znj. Antonella Bassani. Diskutimet përgjatë takimeve u fokusuan rreth situatës ekonomike globale e asaj vendore. Një theks i veçantë iu dha planit zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, si dhe projekteve aktuale dhe të mundshme me Bankën Botërore mbi investime infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri Murati gjithashtu takuan Zëvendës Shefin Menaxhues të FMN-së, z. Bo Li dhe Shefin e FMN-së për Evropë, z. Alfred Kammer.

Kosova do të jetë shteti i parë në Evropë që do të përfitojë nga instrumenti më i ri i FMN-së për qëndrueshmëri, i ashtuquajturi “Resilience and Sustainability Trust”. Ky lajm vjen pas negociatave të Qeverisë me FMN-në gjatë vizitës së FMN-së në muajin mars në Kosovë.

Programi i ri i FMN-së në Kosovë përfshin vënien në dispozicion të deri në 260 milionë euro, prej të cilave 100 milionë euro do të jenë në formë të mbështetjes buxhetore, ndërsa 80 milionë euro do të vihen në dispozicion për investime në ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë me erë dhe diellore, me mundësi zgjerimi edhe për 80 milionë euro të tjera.

Takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar mbledhin së bashku ministra të financave dhe ekonomisë, parlamentarë, akademikë, si dhe përfaqësues të bankave qendrore, sektorit privat dhe shoqërisë civile për të diskutuar çështjet me interes global në fushën e zhvillimit ekonomik.​ /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times April 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Harris: Garda Kombëtare e Ohajos respekton neutralitetin e Serbisë, bashkëpunimi me Ushtrinë Serbe hap mundësi

Kosova Times Kosova Times September 18, 2024
Moti në Shqipëri me vranesira
Greta Thunberg bllokoi një panair në Norvegji ku marrin pjesë edhe bosët nga Rio Tinto
Horoskopi ditor për datën 12 Prill
Zjarre masive në Kanada, mijëra amerikanë këshillohen të përdorin maska
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?