By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri
June 9, 2025
Horoskopi ditor për 9 qershor
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Serbia ende nuk është dënuar për krimet dhe gjenocidin që ka kryer në Ballkan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Serbia ende nuk është dënuar për krimet dhe gjenocidin që ka kryer në Ballkan
Lajme

Konjufca: Serbia ende nuk është dënuar për krimet dhe gjenocidin që ka kryer në Ballkan

Kosova Times
Last updated: 2023/04/17 at 4:16 PM
Kosova Times Published April 17, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, nderoi të rënët në masakrën e Poklekut e të Çikatovës, të kryer nga shteti i Serbisë 24 vite më parë.  

Masakrat në Kosovë të viteve 1998-1999 kryetari Glauk Konjufca i cilësoi akte të gjenocidit të shtetit të Serbisë mbi popullatën civile të Kosovës. Kreu i Kuvendit tha se të gjitha masakrat që i ka bërë Serbia në Kosovë tregojnë qëllimin e vërtetë që ky shtet ka pasur, e që ishte shfarosja dhe zhdukja e kombit tonë, meqenëse nuk janë kursyer as fëmijët. Kjo, shtoi kryetari Konjufca, tregon që të gjithë janë vrarë vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë.

“Vetëm në Poklek dhe Çikatovë, ushtria dhe policia serbe ka vrarë e masakruar mbi 77 civilë shqiptarë, nga foshnja gjashtëmuajshe deri te pleqtë e shtyrë në moshë. Shumicën e kufomave  edhe i kanë djegur”.

“Është ditë e dhimbjes, por po ashtu edhe e krenarisë, për arsye se falë këtij gjaku të derdhur dhe sakrificave të panumërta që kemi bërë si popull dhe si shoqëri, jemi çliruar dhe ka ardhur liria për popullin e Kosovës”, theksoi kryetari Konjufa.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se Serbia ende nuk është dënuar si shtet për krimet dhe gjenocidin që ka kryer në Ballkan gjatë viteve të ’90-ta. Konjufca tha se gjeneralët e ushtrisë dhe oficerët e nivelit të lartë, jo që nuk janë dënuar, por kanë bërë karrierë të lirë ushtarake e policore në Serbi.

Kryetari Konjufca theksoi se përcaktimi që ka shteti i Serbisë po shihet edhe sot e kësaj dite.

“Serbia aspak nuk ka ndryshuar mendje për atë që ka bërë në Kosovë dhe në Bosnjë. Nuk ka kërkuar falje dhe udhëheqësit e Serbisë nuk janë penduar fare. Por ne kurrë nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për popullin e Kosovës dhe kundër gjenocidit të Serbisë. Ne jemi këtu që në mënyrë institucionale dhe shtetërore t’i kujtojmë të gjitha viktimat, të gjithë martirët dhe të gjithë dëshmorët që e kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës. Ata do të kujtohen e nderohen gjithmonë prej popullit dhe prej institucioneve shtetërore”, theksoi kryetari Glauk Konjufca. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Fillon sot `Java e Krenarisë` në Prishtinë

26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet

Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa

Kosova Times April 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rusët e ikur gjejnë strehim dhe ngrohtësi në Kazakistan

Kosova Times Kosova Times October 15, 2022
Capello: Deschamps kishte të drejt me Benzeman
Musaka me djathë, një drekë perfekte për të gjithë familjen
Huthët sulmojnë një anije që ishte nisur drejt Iranit
Antikorrupsioni tërmet në Kyiv; kryeinspektorja e tatimeve kapet me një mal para, bizhuteri, rroba të shtrenjta…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?