By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prebreza dorzon 60 dosje për hetim në krimet ekonomike
February 3, 2026
Dy të akuzuar për ryshfet në Vërmicë, përfshirë një zyrtar policor
February 3, 2026
‘Hidrodrini’ thërret konsumatorët të shlyejnë borxhet deri më 18 shkurt
February 3, 2026
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
February 3, 2026
Policia në veri gjen sërish armë e municion
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hungaria zgjeron ndalesën ndaj importeve të produkteve ukrainase
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hungaria zgjeron ndalesën ndaj importeve të produkteve ukrainase
Rajon / Botë

Hungaria zgjeron ndalesën ndaj importeve të produkteve ukrainase

Kosova Times
Last updated: 2023/04/19 at 4:22 PM
Kosova Times Published April 19, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Hungarisë ka zgjeruar ndalesën e përkohshme ndaj importeve të produkteve bujqësore ukrainase dhe ka përfshirë mjaltin, verën, bukën, sheqerin dhe një sërë produktesh të mishit dhe perime.

Lista e produkteve të ndaluara u publikua përmes një dekreti qeveritar, pasi Budapesti njoftoi të shtunën se ka ndërmarrë masë për të ndaluar importin e drithërave, farërave vajore dhe disa produkteve të tjera.

Në ditët e fundit, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia kanë ndaluar importin e drithërave dhe produkteve të tjera nga Ukraina – shtet që po përballet me pushtimin rus – pasi çmimet e lira për produktet ukrainase nxitën pakënaqësi në mesin e fermerëve lokalë.

Bullgaria pritet të njoftoi për masë të ngjashme gjatë 19 prillit.

Në maj të vitit 2022, Bashkimi Evropian lejoi Kievin që të eksportonte drithëra përmes shteteve të bllokut pas mbylljes së linjave transportuese në Detin e Zi për shkak të luftës së Rusisë. Bllokadat në portet e Detit të Zi nxitën krizë globale ushqimore.

Shtetet anëtare janë pajtuar të importojnë produkte të caktuara nga Ukraina pa kufizime të sasisë dhe pa inspektim të doganës.

Megjithatë, një pjesë e madhe e produkteve nuk kanë kaluar transit përmes BE-së, por janë shitur në tregjet e shteteve anëtare me çmim të lirë, tha Budapesti.

“Në mungesë të obligimit për t’iu përmbajtur rregullave strike të produkteve, siç kërkohet sipas ligjeve të BE-së, produktet ukrainase kanë avantazh në konkurrencë … gjë që shkakton telashe të mëdha në tregjet e brendshme të shteteve anëtare”, u tha në dekretin e Qeverisë hungareze.

Në dekretin e Qeverisë në Budapest u tha se ndalesa do të aplikohet edhe për miellin, vajin e gatimit si dhe për verërat.

Kjo ndalesë e përkohshme do të jetë në fuqi deri më 30 qershor, por nuk do të aplikohet për produktet që kalojnë transit përmes Hungarisë, u tha në dekret.

Autoritetet hungareze do të izolojnë në doganë dërgesat e produkteve që janë në listën e ndalesës dhe do t’i monitorojë ato, përmes pajisjeve elektronike.

Transportuesit që shkelin ndalesën do të gjobiten bazuar në vlerën totale të dërgesës që transportojnë.

Polonia dhe Ukraina të martën arritën një marrëveshje që mundësoi transitin e drithërave ukrainase përmes Polonisë, pasi Varshava kishte vendosur ndalesë ndaj importeve.

You Might Also Like

Lajçak për bisedat me Epsteinin: Po ndihem si idiot

646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni të Veriut

Prokurorët francezë bastisin zyrat e Elon Musk-ut

Mbledhje me më shumë se 70 vjet traditë: Çfarë është Lutjet e Mëngjesit në SHBA

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, pritet të vizitojë Kievin të martën

Kosova Times April 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti shkruan për takimin me Von der Leyen: Presim të punojmë së bashku

Kosova Times Kosova Times October 16, 2025
Ambasada e Ukrainës për Vuçiqin: Nuk presim dënimin e zgjedhjes evropiane të ukrainasve, por të agresionit rus
Abbott: Kosova të dëgjojë këshillat e miqve dhe partnerëve të saj
Protestë në Tiranë pas vrasjes së tri grave brenda një dite
Bombardimi i konsullatës shqiptare në Ukrainë, qeveria shqiptare interesohet për provat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?