By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 qershor
June 3, 2025
Erdogani dëshiron të pajtojë botën: Ai planifikon të organizojë një takim në Stamboll që do të bënte histori
June 2, 2025
U bë shtetas rus, pastaj godit “nga brenda”: Kush është Artem Timofeev, autor i sulmit spektakolar
June 2, 2025
Rusët shpallin planin dhe kërkesat më të çmendura se kurrë. Mbërrin reagimi i Trump
June 2, 2025
Vajza shqiptare që vrau vëllanë dhe motrën me BMW pranë Dubrovnikut merr dënim më të ashpër
June 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i NATO-s në Ukrainë për të shprehur mbështetjen e aleancës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shefi i NATO-s në Ukrainë për të shprehur mbështetjen e aleancës
Rajon / Botë

Shefi i NATO-s në Ukrainë për të shprehur mbështetjen e aleancës

Kosova Times
Last updated: 2023/04/20 at 5:45 PM
Kosova Times Published April 20, 2023
Share
SHARE

Shefi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Jens Stoltenberg, ka vizituar kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, të enjten, për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus.

Ai përmes kësaj vizite tregoi mbështetjen e aleancës ushtarake për Ukrainën ndërsa ajo po përgatitet për të nisur një kundërofensivë ndaj forcave ruse.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në Kiev se prioriteti i aleancës është të sigurojë që Ukraina të “triumfoj” në luftën kundër Rusisë dhe se një plan anëtarësimi për Kievin do të diskutohet në një samit në korrik.

“E ardhmja e Ukrainës është në familjen euroatlantike, e ardhmja e Ukrainës është në NATO, të gjithë aleatët bien dakord për këtë”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Kiev.

Stoltenberg tha se “çështja e anëtarësimit do të jetë në axhendë” në një samit të NATO-s që do të zhvillohet në korrik në Vilnius të Lituanisë.

Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se ishte koha që NATO të merrte një vendimin politik për të ftuar Ukrainën që t’i bashkohet aleancës ushtarake dhe se Kievi dëshironte të dinte se kur do të ndodhte kjo.

“Unë jam mirënjohës për ftesën për të vizituar samitin, por është gjithashtu e rëndësishme që Ukraina të marrë ftesën përkatëse”, u tha ai gazetarëve.

“Nuk ka asnjë pengesë të vetme objektive për vendimin politik për të ftuar Ukrainën në aleancë dhe tani, kur shumica e njerëzve në vendet e NATO-s dhe shumica e ukrainasve mbështesin anëtarësimin në NATO, është koha për vendimet përkatëse”, tha Zelenskyy.

“Ne e interpretojmë këtë vizitë të sekretarit të përgjithshëm, të parën e luftës në shkallë të gjerë, si një shenjë se aleanca është e gatshme të fillojë një kapitull të ri në marrëdhëniet me Ukrainën, kapitullin e vendimit ambicioz”, tha Zelenskyy.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg duke vizituar tanket e shtatërruara ruse.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg duke vizituar tanket e shtatërruara ruse.

Gjatë vizitës Stoltenberg vendosi një kurorë për të nderuar ushtarët ukrainas që janë vrarë gjatë luftimeve në lindje të vendit dhe vizitoi vendin ku gjenden automjetet e blinduara ruse të shkatërruara forcat ukrainase në kryeqytet.

Ai filloi udhëtimin e tij të paparalajmëruar në një moment jetik në pushtimin pothuajse 14-mujor të Rusisë, i cili ka vrarë mijëra, larguar miliona, shkatërruar qytete dhe shkatërruar ekonominë ukrainase.

Pasi Ukraina përballoi një ofensivë ruse gjatë dimrit dhe pranverës, tani shpreson të rimarrë tokën në jug dhe lindje të saj në një kundërofensivë në javët ose muajt e ardhshëm.

Pasi bëri nderimet e tij për ushtarët ukrainas, sekretari i përgjithshëm i NATO-s hipi në një makinë dhe u largua pas ngjarjes, raporton Reuters.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg duke nderuar ushtarët e rënë ukrainas.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg duke nderuar ushtarët e rënë ukrainas.

Pas mbërritjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Ukrainë, Rusia përsëriti qëndrimin e saj kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të enjten, siç raportohet nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, se Rusia e sheh veten të kërcënuar nga anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO derisa kritikoi perëndimin për dhënien e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

NATO-ja ka mbështetur Ukrainën gjatë gjithë luftës, me shtetet anëtare që dërgojnë armë, por jo trupa luftarake. Kievi ka bërë thirrje vazhdimisht për më shumë armë nga aleatët.

Ukraina e sheh të ardhmen e saj në aleancën e NATO-s dhe shtatorin e kaluar njoftoi për një kërkesë për anëtarësim të shpejtë pasi Kremlini tha se kishte aneksuar përjetësisht katër rajone ukrainase.

Moska e konsideron NATO-n si një bllok ushtarak armiqësor, i prirë për të cenuar atë që e sheh si sferën e saj të ndikimit. Ukraina fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik i udhëhequr nga Rusia në vitin 1991.

You Might Also Like

Erdogani dëshiron të pajtojë botën: Ai planifikon të organizojë një takim në Stamboll që do të bënte histori

U bë shtetas rus, pastaj godit “nga brenda”: Kush është Artem Timofeev, autor i sulmit spektakolar

Rusët shpallin planin dhe kërkesat më të çmendura se kurrë. Mbërrin reagimi i Trump

Vajza shqiptare që vrau vëllanë dhe motrën me BMW pranë Dubrovnikut merr dënim më të ashpër

NATO bën thirrje për rritje të buxheteve ushtarake

Kosova Times April 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Reperi iranian dënohet me burgim për akuza të panjohura

Kosova Times Kosova Times May 24, 2024
Vihet gurthemeli i shkollës me modalitetin publiko-privat, Rama: Do të rritet cilësia në arsim
Kurti: Vetëm të bashkuar punëtorët mund t’i zmbrapsin punëdhënësit oligark
Witkoff: Bisedimet Putin-Trump mund të ndodhin këtë javë
AAK: Vendimi i GjND-së, moment i rëndësishëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?