By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet në veri, Policia me plan operativ: Të raportohet çdo rast i kundërligjshëm me sigurinë dhe procesin zgjedhor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zgjedhjet në veri, Policia me plan operativ: Të raportohet çdo rast i kundërligjshëm me sigurinë dhe procesin zgjedhor
Lajme

Zgjedhjet në veri, Policia me plan operativ: Të raportohet çdo rast i kundërligjshëm me sigurinë dhe procesin zgjedhor

Kosova Times
Last updated: 2023/04/21 at 2:51 PM
Kosova Times Published April 21, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka thënë se i ka ndërmarrë veprime dhe masa për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se synon të krijojë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët, për të garantuar të drejtën e votës dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme.

Sipas komunikatës se policisë së Kosovës qëllimi i këtyre planifikimeve dhe koordinimeve është parandalimi i dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në katër komunat veriore të Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë nga Policia e Kosovës:

Planifikimet dhe angazhimet policore në menaxhimin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës

Prishtinë, më 21 prill 2023

Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saj operacionale dhe në bashkërendim me përfaqësues të institucioneve kompetente, përfshirë Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), ka ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat në kuadër të mandatit dhe autorizimeve ligjore për koordinimin e aktiviteteve, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës.

Qëllimi i këtyre planifikimeve dhe koordinimeve është implementimi i planit operativ policor, ku Policia e Kosovës synon krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës: para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

Garantimi i së drejtës së votës, mbrojtja e jetës dhe pronës, parandalimi i dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin, si dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme etj.

Ky plan parasheh që Policia e Kosovës të angazhohet në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme për qytetarët dhe vendin, për t’u mundësuar ushtrimin e lirë të së drejtës së votës të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje.

Njëkohësisht, institucionet relevante inkurajojnë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në dhe, të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre.

Raportimet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe të njëjtat mund t’i adresoni te Prokuroria e Shtetit, KQZ-ja dhe te Policia e Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve

Limaj: Koha që zëri racional dhe Kosova e pjekur të bëhen bashkë

Nesër mbyllet për qarkullim gjysma e tunelit në lagjen ‘Dardania’

Kurti dhe Fuchs flasin për avancimin e rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së

Sot dëshmoi i akuzuari Kadri Brahimi, depoisti ku u kapën 400 kg drogë

Kosova Times April 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

REL dhe CPJ kërkojnë lirimin e menjëhershëm të gazetares së arrestuar në Rusi

Kosova Times Kosova Times October 19, 2023
Shkencëtarët zbuluan se njerëzit me këtë grup gjaku jetojnë më gjatë: “Ata rrallë marrin sëmundjet më të rënda dhe mund të jetojnë deri në njëqind”
FShF thotë se nuk e censuroi këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës
Mehaj falënderoi kolonelin italian Chironi për mbështetje të FSK-së
OKB: Shumica e strehimoreve të Libanit janë mbushur me të zhvendosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?