By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tentim për kontrabandë në kufirin me Serbinë, dy serbë të dyshuar
October 6, 2025
SHBA-të do të shtyjnë përpara sanksionet ndaj Kubës për shkak te trupave në Ukrainë
October 6, 2025
Breshëria e 251 dronëve në Ukrainë: Shpërthimet tronditin Krimenë, termocentralet ruse, Belgorodi errësohet
October 6, 2025
Aksident me pasojë vdekjeje në Novosellë, një i arrestuar
October 6, 2025
Osmani udhëtoi për Shqipëri, merr pjesë në Samitin e liderëve të rajonit
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministrat e BE-së kritikojnë Kinën për deklaratat lidhur me Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ministrat e BE-së kritikojnë Kinën për deklaratat lidhur me Ukrainën
Rajon / Botë

Ministrat e BE-së kritikojnë Kinën për deklaratat lidhur me Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/04/24 at 12:57 PM
Kosova Times Published April 24, 2023
Share
SHARE

Deklaratat e bëra së fundi nga ambasadori i Kinës në Francë, që vënë në pikëpyetje sovranitetin e ish-shteteve sovjetike, sikurse Ukraina, janë kritikuar nga disa ministra të Jashtëm të vendeve të bllokut evropian.

“Janë krejtësisht të papranueshme”, tha ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, para nisjes së takimit në Luksembur me homologët e tij nga shtetet e BE-së.

“Shpresoj që shefat e këtij ambasadori do të qartësojnë këto deklarata”, shtoi ai.

Lidhur me qëndrimin e tij nëse Krimea – gadishulli ukrainas që u aneksua paligjshëm nga Moska më 2014 – ishte pjesë e Ukrainës ose jo, ambasadori kinez në Paris, Lu Shaye, tha se historikisht ky gadishull ka qenë pjesë e Rusisë dhe i është dhënë Ukrainës nga ish-lideri sovjetik, Nikita Khrushchev.

“Këto shtete të ish-Bashkimit Sovjetik nuk kanë status në të drejtën ndërkombëtare sepse nuk ka një marrëveshje ndërkombëtare për të materializuar statusin e sovranitetit të tyre”, tha Shaye në një intervistë për një televizion francez.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, tha se deklarata të tilla “janë krejtësisht të papranueshme”, duke shtuar se tri shtetet e Baltikut do t’i kërkojnë Kinës për të qartësuar nëse ka ndryshuar qëndrimin zyrtar.

Po ashtu, kundër deklaratave të ambasadorit kinez më herët u deklaruan edhe Franca, Ukraina dhe tri shtetet e Baltikut.

Këto deklarata të ambasadorit kinez në Francë, vijnë teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon. Kina, aleate e Rusisë, nuk e ka dënuar Moskën për veprimet e saj në Ukrainë, por ka kërkuar që konflikti të zgjidhet përmes dialogut.

You Might Also Like

SHBA-të do të shtyjnë përpara sanksionet ndaj Kubës për shkak te trupave në Ukrainë

Breshëria e 251 dronëve në Ukrainë: Shpërthimet tronditin Krimenë, termocentralet ruse, Belgorodi errësohet

Greqi, vritet pronari dhe kujdestari i kampingut, autori në kërkim

VIDEO: Droni ukrainas sulmoi një rafineri 1400 km larg kufirit. Rusët qëlluan, por më kot

Axhenda ndërkombëate

Kosova Times April 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çfarë i kërkoi Zelensky Orbanit?

Kosova Times Kosova Times July 3, 2024
Kurti: Realizimi i regjistrimit të popullsisë, ishte një nga projektet më me prioritet këtë vit
Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë
Anketa: Mbi 80 për qind e qytetarëve serbë janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë
Tre të vdekur dhe 25 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?