By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një aventurier amerikan, i cili ndiqej nga gjysmë milioni njerëz, u sulmua pranë Foçës dhe thotë se edhe ai u grabit
August 10, 2025
Zelensky: Ukraina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë
August 10, 2025
Haxhiu sot mban konferencë për media
August 10, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik
August 10, 2025
27 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkohet rritja e buxhetit për kërkime shkencore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kërkohet rritja e buxhetit për kërkime shkencore
Lajme

Kërkohet rritja e buxhetit për kërkime shkencore

Kosova Times
Last updated: 2023/04/25 at 9:19 AM
Kosova Times Published April 25, 2023
Share
SHARE

Në vitet e fundit Qeveria e Kosovës ka ndarë një pjesë të vogël të buxhetit për kërkimet shkencore, duke e lënë kështu vendin në një pozitë të varfër në krahasim me vendet e tjera në rajon.

Profesorë universitarë dhe ekspertë të fushave të ndryshme po vlerësojnë se kjo është një pengesë për zhvillimin e kërkimeve shkencore dhe inovacionit, dhe kërkojnë ndryshime të menjëhershme.

Ndarja e buxhetit të ulët për kërkime shkencore dhe inovacion nga Qeveria e Kosovës po vazhdon të pengojë rritjen e konkurrencës në tregjet ndërkombëtare dhe krijimin e një shoqërie më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme në të ardhmen.

Drejtori ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, Alban Hashani, tha për Radio Kosovën se Plani Kombëtar i Shkencës 2023-2028 ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e vendit, por se deri më tani nuk është bërë sa duhet në këtë drejtim.

Ai tha se me Planin e ri Kombëtar, parashihen që brenda 6 viteve të ndahen 90 milionë euro për kërkime shkencore dhe inovacion.

“ Hartimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028  për Kosovën vjen në një moment të rëndësishëm ku duhet të bëhet një kthesë e rëndësishëm për mbështetjen e kërkimit dhe inovacionit. Kosova duhet të zë një vend të merituar në  hapësirat evropiane të kërkimeve e cila deri më tani ka qenë një hapësirë modeste për Kosovën”, tha ai.

E, profesori Isuf Berisha Programin Kombëtar të Shkencës 2023-2028 po e vlerëson si të qëlluar, por se buxhetin po e konsideron të pamjaftueshëm për adresimin e sfidave.

”Programi Kombëtar i Shkencës 2023-2028 krahasuar me programin e kaluar të shkencës paraqet një rritje të konsiderueshme të buxhetit. Por prapëseprapë ky buxhet mbetet i pamjaftueshëm për adresimin e sfidave të këtij sektori”, tha ai.

Njohës të arsimit po vlerësojnë se Qeveria e Kosovës duhet të ndajë një pjesë më të madhe të buxhetit për kërkime shkencore në vitet e ardhshme. Investimet e rregullta në kërkime shkencore do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve kërkimore në institucione të ndryshme shkencore dhe akademike, si dhe do të ndihmojnë në rritjen e numrit të studentëve në programet e studimit shkencor.

Sipas LIGJIT PËR VEPRIMTARINË KËRKIMORE – SHKENCORE, përkatësisht nenit 7 thuhet se për sigurimin e kushteve dhe mjeteve të nevojshme për hulumtimin dhe publikimet shkencore , ndahen deri 0,7% e Buxhetit të Kosovës.’

Për vite me radhë sipas raporteve të organizatave vendore që merren  me çështjet e arsimit, Kosova ka shpenzuar 0.1 për qind nga Bruto Prodhimit Vendor (BPV)për hulumtim dhe inovacion, që e ka vendosur atë edhe mbrapa të gjitha vendeve të Ballkanit.

Sipas Agjendës së Lisbonës, të gjitha shtetet anëtare të BE-së janë të detyruara të caktojnë një minimum prej 3 përqind të BPV-së së tyre për kërkime shkencore.

You Might Also Like

Zelensky: Ukraina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë

Haxhiu sot mban konferencë për media

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik

27 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut

Kosova Times April 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Çfarë janë ATACMS dhe çfarë mund të bëjnë? Shihni se si duken në veprim

Kosova Times Kosova Times November 18, 2024
Osmani: Trimëria dhe sakrifica e luftëtarëve do të na frymëzojë përherë
Udhëtimi më i rrezikshëm me tren në Ukrainë
Si u bë këshilltari i Dodikut bashkëpronar në dhjetëra prona luksoze në Beograd?
Sërish dështon votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?