By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump përgatit sanksione të mëtejshme kundër Rusisë
October 25, 2025
Turisti japonez vdes pasi bie nga muri i Panteonit në Romë
October 25, 2025
Biletat inteligjente po ndryshojnë skijimin: Çfarë është Smart Skipass?
October 25, 2025
Ortahisar në Kapadokia përfshihet ndër fshatrat më të bukura në botë
October 25, 2025
Kamala Harris po shqyrton mundësinë e kandidimit përsëri për presidente
October 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Papa nis vizitën treditore në Hungari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Papa nis vizitën treditore në Hungari
Uncategorized

Papa nis vizitën treditore në Hungari

Kosova Times
Last updated: 2023/04/28 at 2:12 PM
Kosova Times Published April 28, 2023
Share
SHARE

Papa Françesku ka nisur të premten vizitën e tij treditore në Hungari, që me gjasë do të dominohet nga lufta në Ukrainë. Ai pritet të takohet me kryeministrin nacionalist hungarez, Viktor Orban, me të cilin shpesh ka mendime të ndryshme.

Papa do të qëndrojë vetëm në Budapest gjatë vizitës së tij për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Ati i Shenjtë muajin e kaluar u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Pasi u mirëprit në Pallatin presidencial nga presidentja Katalin Novak, Françesku do të takohet me Orbanin.

Orban është në pushtet që nga viti 2010 dhe rregullisht ka përdorur retorikë anti-migrantëve për të mbrojtur “Evropën e krishterë”.

Ndërkaq, Papa ka një qëndrim më mirëpritës ndaj personave që largohen nga varfëria apo zonat e konfliktit.

Megjithatë, gjatë takimit vitin e kaluar në Vatikan, Françesku kishte falënderuar Orbanin pasi Hungaria mirëpriti ukrainasit që u larguan nga lufta.

Pesë muaj para nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Papa Françesku kishte zhvilluar një vizitë shtatëorëshe në Budapest, gjatë së cilës kishte premtuar se do ta vizitonte sërish Hungarinë, shtet ku 39 për qind e popullsisë është e krishterë.

Françesku gjatë qëndrimit në Hungari do të takohet me autoritetet shtetërore, diplomatët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.

Ai ka thënë se planifikon të takohet me të rinjtë, anëtarët e kishave lokale dhe të dielën të udhëheqë meshën.

Françesku vazhdimisht ka bërë thirrje për paqe në Ukrainë dhe pritet që të takohet edhe me refugjatët ukrainas.

Orban, që ka lidhje me Moskën, ka qenë i kujdesshëm që të mos e kritikojë presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me luftën në Ukrainë.

Ai ka refuzuar që t’i dërgojë armë Kievit dhe ka dënuar sanksionet e vendosura ndaj Moskës. Këto qëndrime kanë ndërlikuar raportet e Hungarisë me Ukrainën dhe kanë përkeqësuar raportet me partnerët në Bashkimin Evropian.

You Might Also Like

Rama: Qeverisja dhe transformimi digjital, pjesë e dialogut global

Axhenda ndërkombëtare

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në botë për investime

Vdes një shtetas zviceran në aeroportin `Adem Jashari`

Trepça mundet nga skuadra gjermane në FIBA Europe

Kosova Times April 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti pranon urime në 17-vjetorin e pavarësisë nga kryeministri i Katarit

Kosova Times Kosova Times February 19, 2025
Ndahet nga jeta ortopedi i njohur Faton Morina
Largimi i paqeruajtësve rusë nga Nagorno-Karabaku dhe humbja e ndikimit ne rajon
ShBA-ja vendos sanksione ndaj Bjellorusisë pas nisjes së gjyqit ndaj lideres opozitare
Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?