Shkruan sociologu Dr.Fadil Maloku
(Meqe, shefit te diplomacise serbe Ivica Daçiqit nuk i paska reagu askush, përvec Kryetarit te Parlamentit te Kosoves Z. Glauk Konjuvca, le te sherbej ky shkrim si kunderpergjigje ndaj Tij dhe gjithe atyre qe”simulojnë”artificialisht kete teze tipike proserbe… (mjerisht!) edhe ne Kosove!)
Koheve te fundit ka marre serish permasa goxha alarmuese debati rreth identitetit kombetar dhe atij shteteror te Kosovës. Ajo qe mund te hetohet eshte se ende nuk eshte bere asnje analize e thuket shkencore nga perspektiva apo nga kendveshtrimi sociologjik, qe e konsideroje lemin me kompetente lidhur me kete problematike sa te rendesishme aq edhe te rrezikshme ne kohen kur shoqeria Kosovare eshte duke u ballafaquar me katrahuren e definimit te saje si shtet normal dhe demokratik i shek. XXI. Per kete arsye do mundohem te shkoqise pikat kyce te ketij debati. Para se te hyjme ne kete problem, me duhet te sugjeroje se nuk e kam ndermend te nisem nga paradigma e njohur popullore, se: “nese nje budalla e hedhe nje gur ne bunar, njeqind te mencur nuk mund ta nxjerrin ate”, por nga nevoja dhe domosdoshmeri e shpjegimit te dioptrise shkencore sociologjike qe asnjehere nuk i eshte bere atij gjere tani ne Kosove.
Me fjale tjera etnicitetet, grupet etnike dhe identitetet etnike (si ne nivele organizativ si sub-bashkesi ashtu edhe ne nivele te identitetit kolektiv si sub-etni) kane nje aftesi cuditshme si te themi te mbijetimit dhe te transformimit edhe ne koherat e sodit. 2. Shembull me te mire per kete proces se Ameriken sot per sot nuk kemi. Kur te shikojme procesin e zhvillimit te shqiptareve te Kosoves ne keto njeqind (pra pas aneksimit qe i behet nga ana e Serbise ne vitin 1912) e fundit, si identitet i ndare ku rrebeshi i ndikimeve dhe ndervaresise ishte evident gjate tere kesaj periudhe, kuptojme qe ky proces “i ndikimit” (me shume!) dhe “i marrjes” (me pak!) eshte ne te vertete pak a shume dashte e pa dashte ne tani nje proces i nje natyre me pretendime dalluese.
Por jo edhe aq sa tani (nese i adresohemi botekuptimit te sotem perendimor mbi kombin) te fillojme procesin e promovimit te kombeve te reja (!?), ashtu sic po trumbeton dikush per interesa te pa identifikuara akoma. Ne anen tjeter, meqe po i adresohemi dioptrise shkencore sociologjike lidhur me kete problematike shtrohen disa pyetje kujtoje shume te rendesishme lidhur me kete proces te “dhenie marrjes shekullore”, pastaj diskursin e “ushtrimit te ndervaresise” si edhe procesin e “amalgimit kulturor”? Pergjigja ne te gjitha keto pyetje eshte nje Jo e madhe?! Po ashtu, duhet vene edhe nje distingsion shkencor ne mes asaj qe shquhet si etni dhe asaj qe shquhet si komb, ne menyre qe te mos krijojme stereotipin e paqene per njerin apo tjetrin koncept sot. Duke u nisur keshtu nga keto para dispozitat elementare shkencore sociologjike ne me lehte e kemi diagnostifikimin e identitetit dhe paradigmave rreth tij, qe sot djallezisht keqperdoren nga jokompetentet per qellime personale, grupore e klanore.Eshte e ditur qe njerezit jane krijuar prej nje “burri dhe nje gruaje dhe ndarjet ne fise dhe popuj jane rezultat i para llogarive te ndasise ne njerez te devotshem dhe keqij”.
Maks Weber, qe konsistohet njehere per nje here sociologu i pare qe ka arritur te jap shpjegime tipike sociologjike lidhur me marredheniet e bashkesive etnike, ne vepren e tij te njohur “Ekonomia dhe Shoqeria”, diagnostifikon tri entitete kryesore (racen, etnine dhe kombin) qe lozin rol te theksuar ne procesin e ndertimit te procesit te identitetit. Per Weberin, elementi kryesor qe entitetin e races e dallon nga ai i etnise eshte se raca eshte ne nje fare menyre si teresi historike bazamentin e saje e gjurmon kryesisht nga prejardhja apo etimologjia e vete vetes kolektive, gjersa etnia kete e bene ne baze te perspektives se vete subjektive. Sa i perket kombit, Weber mendon qe edhe kjo kategori sociologjike sikurse etnia eshte e bazuar kryesisht ne te besuarit e jetes se perbashket, por me nje dallim elokuent qe kombi si pasion te mevetesuar ka te ngulitur kerkesen per fuqi politike. Eshte e vertete qe sot perpjekjet per t’u pajtuar vetem me nje definicion per kombin eshte absurd i llojit te vete! Aq me teper qe me definicione te teorise marksiste e sidomos te asaj staliniste te perkufizohen dhe te shpjegohen proceset aktuale moderniste lidhur me kete kategori tejet dinamike dhe pak a shume te postuar ne plan te dyte ne rrethanat e ndertimit te nje rendi te ri boteror, apo te nje procesi qe po identifikohet si proces i globalizimit. Pra, tentimi qe te mbrohet vetem shpjegimi politik mbi kombin qofte edhe ai sociologjik qe sot njihet si me kompetenti, ne nje fare menyre eshte e pamjaftueshem ne sorollatjen qe disa intelektual Kosovar bejne perpjekje per te gjetur formula te reja lidhur me procesin e gjoja formimit te kombit te ri kosovar ne kushtet dhe rrethanat e nje procesi te kundert qe eshte duke ndodhur ne kete shekull ne bote.
Ai proces eshte procesi i globalizimit,qe ne kete rast nuk eshte objekt i studimit tone. Duke iu adresuar ketij procesi te ri qe per synim objektiv ka margjinalizimin e identiteteve kombetare (sidomos te atyre qe kane probleme dhe dilema rreth historikut te tyre) si identitete (te deshmuara gjere tani) me te zhdervjelleta per te mbijetuar ndjenja e “solidaritetit kolektiv”, kujtojme qe ideja e formimit te identitetit kombetar te Kosoves apo cilit do identitet te ri sot kombetar tjeter eshte ne kundershtim te procesit te idese se universalizmit. Por, jo idese se universalizmit qe ka pretendim te unifikoje te gjitha kombet dhe shtetet ne nje identitet dhe shtet te vetem, ashtu sic mendojne edhe disa teoricien te sotem (Imanuel Wallerstein, p.sh), por te universalizmit te vlerave (kuptohet eshte fjala per ato perendimore) per te gjitha kulturat dhe civilizimet e sotme ne bote.
Ne literaturen perendimore (edhe me saktesisht ate amerikane ne Enciklopedine Amerikane te Grupeve Etnike) shprehja etni (We are all ethnic) ka pushuar se identifikuari statusit i te huajit dhe sot ai ka te beje me te gjitha grupet etnike qe atje jetojne, pa kurrfare dallimi as te races, as te gjinise, as te perkatesise fetare e aq me pak te asaj kombetare. Ne literaturen lindore, ky koncept paragjykohet dhe here merr edhe konotime te nje stereotipi djallezore qe behet pengese serioze per procesin e integrimit rajonal dhe atij global. Dobesia e shkencave te sotme shoqerore, duke perfshi ketu edhe sociologjine qendron ne faktin se nuk ka ende ndonje pajtim apo koncenzus te perbashket rreth kritereve per te definuar specifikat normuese dhe dalluese te identitetit etnik nga kategorite tjera te identiteti kolektiv (atij fetar, politik, familjar, klasor,etj.)ne menyre qe te arrihet edhe definimi i kombit si identitet i ri. Ne kete drejtim edhe per nje kohe te gjate ne shekullin tone do te fuqizohet edhe me tej identiteti dhe perkatesia etnike e njerezve, pa marr parasysh trendin e frymes se re globalizuese. Sepse, perse shtrohet pyetja bie fjala njerezit me me endje japin pergjigje te ketij tipi:”kur isha ateist” (tash po ndjehem si besimtare), “kur isha fshatar”(tash po ndjehem si qytetar), “kur isha komunist”( tash po ndjehem si humanist) apo “kur isha nacionalist”(tash po ndjehem si kozmopolit), “kur isha punetore krahu”(tash po ndjehem si zoteri),”kur isha minister”(tash po ndjehem si i pafuqishem) ,etj. se sa te tipit p.sh. “derisa isha shqiptar (tash po ndjehem si kosovar)”, “derisa isha serb (tash po ndjehem si kroat)”, “derisa isha kroat (tash po ndjehem si boshnjak)”, “derisa isha rom (tash po ndjehem si shqiptar)”, etj.?! Per arsye se identiteti etnik nuk eshte dicka qe kaverdiset shpejt dhe lehte, por eshte nje proces qindravjecar qe vazhdon te mbijetoje akoma me paradigmen e se kaluares te tanishmes dhe te ardhmes se perbashket, per te cilen askund dhe asnjehere nuk eshte pyetur askush.
Shikuar me nje dioptri të kës sojit diskursin e dinamikes se perkatesise etnike dhe asaj kombetare, gjykoje qe shqiptaret e Kosoves do te duhej te insistonin ne ndertimin e nje shoqerie me identitet kombetar qytetar, por nese aludimi eshte qe Kosova ne kete faze te emancipimit te vete duhet te ndertoje vecantine e saje: politike,ekonomike, e shteterore (por jo edhe etnike dhe kombetare) , atehere duhet te fuqizoje identitetin e saje shteterore, i cili si domosdoshmeri te veten do te avancoje vete vetiu edhe identitetin kombetar. Eshte budallallek dhe naivitet jo vetem shkencor por para se gjithash edhe intelektual e sidomos politik, te absolutizosh nevojen dhe domosdoshmerine e krijimit te kombit kosovar, kur te kihet parasysh qe ky proces nuk eshte as deshire e as urdherese qe behet per qejfe dhe inate te dikujt!? Arsyet jane te shumta, por ne po permendim njerin i cili per kushtet dhe rrethanat neper te cilin po kalojne pothuajse te gjitha shoqerite e sotit, eshte tejet i rendesishem e qe eshte identifikuar si tendence e unifikimit te vlerave, apo proces i globalizimit.
Pra, shikuar me dioptrine sociologjike koncepti i kombit ne Ballkan eshte ende nje kategori shoqerore qe identifikohet me se shumti me shtetin dhe kompetencat e tij. Te provosh te besh nje distingsion ne mes ketyre dy koncepteve apo kategorive sociologjike, nuk eshte edhe gjithaq lehte edhe per shkak se ne mes ketyre dy kategorive ne rrethanat e nje si te themi “vonese historike” te realizimit te synimeve per identitet shteteror (sic eshte rasti i Bosnjes, Maqedonise, Kosoves, etj.) nuk ekziston ndonje vije demarkacioni dalluese. Thene me thjesht, nje grup etnik qe pak a shume behet i vetedijshem per vete veten e vete nuk eshte e thene te perkufizohet si komb. Ne anen tjeter, te shumten e rasteve eshte e kuptueshme qe prejardhja apo etimologjia e kombeve pason pas konstelacionit etnik apo etnise. Zakonisht sot ne shkencen e sociologjise bashkekohore identifikohen disa elemente qe e fuqizojne diskursin e etnise. :emerimi i perbashket i “esences” se bashkesise: miti mbi prejardhjen e rrenjes se perbashket : kujtesa e perbashket per te kaluaren e njohur dhe rinjohur permes heronjve dhe ngjarjeve historike: shumesia e elementeve kulturore (duke perfshire ketu:gjuhen, religjionin, traditen,etnopsikologjine, etj.): lidhja emocionale dhe simbolike me rrenjen: dhe: ndjenja e solidaritetit (Dirkemian organik). Etnia apo etniciteti, me sa mund te kuptohet me gjuhen e argumenteve sociologjike mund te perkufizohet si grupim shoqerore qe ka te perbashket ndjenjen e prejardhjes gjenetike, ate te mbamendjes historike, nderlidhjes kulturore dhe sidomos ndjenjes se solidaritetit te perbashket ne rast te ndonje kercenimi shfaroses. Pra, etnia asocon apo eshte ne koherence me gjendjen para shteterore apo para afirmuese sui generis, qe kultivon disa karakteristika te perbashketa sic jane ato: te gjuhes, kultures, tradites, religjionit. Eshte e ditur shkencerisht se identiteti kombetar sikurse edhe ai politik i nje kombi shpeshhere ngaterrohen me ndjenjen e patriotizmit, per cka edhe shpeshhere vihet ne dileme i tere procesi i formimit te identitetit shtet-komb.
Ne esence, patriotizmi dhe identiteti kombetar dallohen mes veti aq sa ne deshirojme. Identiteti kombetar, ne nje menyre eshte nje pikepamje vetanake e nje kombi mbi vete veten, pra krijimit dhe kreativitetit te nje botekuptimi dhe imazhi te secilit prej nesh per vete veten tone. Identiteti kombetar, eshte e natyrshme qe nuk eshte dicka i dhenen nje here pergjithmone ne historikun e qenesimit te nje kombi. Ai ne te vertete eshte nje zgjedhje, ku secili komb ne historine e vete ka apo disponon me njerez, ngjarje, etj. qe paraqesin nje spekter te tere te qendrimeve politike, botekuptimeve dhe bindjeve politike, momente te kendshme dhe te pakendshme, duke filluar nga ato intelektuale, shoviniste, fashiste, ideologjike, nacionaliste, etj.
Po ashtu, secila periudhe kohore me tere trashegimine e vete te shumellojte, ne nje fare menyre zgjedhe njerezit (aktoret historik) dhe ngjarjet mbi te cilet ndertohet nje identitet i caktuar (sot p.sh. tendencat qe identiteti kombetar te nderlidhet dhe ndertohet me kohen dhe emrin e Skenderbeut?!) jane sa e pakuptueshme aq edhe naive ne ditet e sotme. Po qese i adresohemi historise sone me te re kombetare shqiptare hetojme qe procesi i formimit te botekuptimit mbi identitetin shqiptar eshte mbaresuar me se voni nga gjithe popujt e Ballkanit. Shkaku dihet, ai i adresohet historise dhe rrethanave ne te cilat u gjend ai ne kohen e pushtimit otoman. Shikuar nga kjo perspektive, kuptojme edhe arsyet e kesaj vonese te (pa)arsyeshme dhe se interes i vetem kombetar i tanishem i Kosoves eshte identiteti evropian te cilin ne duhet ta ndertojme me xhelozine shume me te madhe se gjere tani. Per ta ilustruar rendesine e rolit te identitetit te ri qytetar (evropian) Kosovar te sherbehemi me nje studim te botuar se voni ne The New York Times, mbi “jeten intime” (inner life) amerikane. Anketues, ishin amerikan te perkatesive te ndryshme etnike e racore por me nenshtetesi amerikane, te cileve u jane parashtruar shume pyetje lidhur me jeten e tyre private per: spiritualitetin, identitetin, seksualitetin, etj. Mes tjerash ata jane pyetur: A pajtoheni me qendrimin…” Fakti qe jam amerikan (being an American) deshmon me se miri se kush jam”. Nga te gjithe te anketuarit, 91% prej tyre jane deklaruar se akordohen me konstatimin e lartshenuar, qe deshmon nje fakt qe qytetari i sotem amerikan e cmon larte identitetin e tij te qenit pjesetare i kombit amerikan. Gjykoje qe edhe qytetari i Kosoves mund te kete ndonje dileme te kesaj natyre, neser per identitetin (evropian) kosovar?!