By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve
November 3, 2025
Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit
November 3, 2025
Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë
November 3, 2025
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ofshamë dhe mallkim!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ofshamë dhe mallkim!
Opinion

Ofshamë dhe mallkim!

Kosova Times
Last updated: 2023/05/02 at 2:50 PM
Kosova Times Published May 2, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Mëngjesi i sotëm ishte njëri ndër mëngjeset më të vështira, njëra ndër ditët më të rënda dhe më të mundimshme me rastin e përcjelljes në emigrim të dy nipave të mi, njëri Mr.Sc., kurse tjetri nxënës dhe student shembullor gjatë shkollimit të mesëm dhe superior.

Kur fiket drita në fund të tunelit të pritjes

Sikurse që nuk dëshirojë ta personalizojë rastin me emra të përveçëm, nuk dua të ndalem në meritat familjare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për shkakun se ky nuk është një rast i vetëm, por është njëri ndër dhjetëra mijëra e qindra mijëra raste në tërë Kosovën, ku të rinjtë e rritur dhe të shkolluar në vendin e tyre, po e braktisin vendlindjen si pasojë e mungesës së perspektivës në Kosovë.

Mungesa e perspektivës është pasojë e politikbërjes, gjegjësisht e keq-qeverisjeve 15 vjeçare në Kosovë, ku të gjitha partitë dhe politikanët pa dallim ua nxinë jetën qytetarëve në vendin më të bukur të Gadishullit Ballkanik.

Në shkrimin paraprak me titull “Mirë e kurrqysh hiq”, e ilustrova me disa raste dhe ngjarje të hidhura përditshmërinë tonë, por përjetimi im personal i momentit të shkuarjes në emigrim të dy nipave të mi, duke i lënë prindërit e vetmuar, të përlotur dhe zemër të plasur më goditi thellë në shpirt! Në atë moment mu kujtua largimi im në vitet e ’90-ta kur ika nga vendlindja duke i lënë me lot ndër sy dy prindërit, bashkëshorten dhe tre fëmijët, të vetmin vëlla dhe tri motrat, por edhe nxënësit në përfundim të vitit shkollor.

Dita e sotme ishte përsëritje e ngjarjes së 28 viteve më parë, me ç’rast nga zhgënjimi dhe thyerja shpirtërore, ofshama ime shkoj deri në kupë të qiellit; mallkue qofshi ju parti të inkriminuara politike e ju politikan e faqezi, që joshët me premtime mashtruese dhe gënjeshtra të pafundme elektoratin e ndershëm e atdhedashës nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, derisa ua thyet të gjitha shpresat dhe ua fikët të gjitha dritat në tunelin e gjatë të pritjes.

Ofshamë dhe rënkim, ikje dhe mallkim

Tani kur plaga e rëndë e mërgimit ka marrë përmasa shqetësuese, do të thosha alarmante deri në trishtim, fjalët mbetën të varfra dhe i vetmi ngushëllim për prindërit e vetmuar dhe të rinjtë e larguar nga Kosova!

Fjala më e shpeshtë që po e dëgjojë gjatë këtyre ditëve në Kosovë është, “Zoti e bëftë mirë”. Kjo uratë e mirë ka mbetur i vetmi ngushëllim për njerëzit që i kanë humbur të gjitha shpresat në këtë klasë politike pa dallim pushtet dhe opozitë.

Zbrazja e Kosovës është “meritë” e politikanëve të papërgjegjshëm dhe komandantëve të vetëshpallur të cilët e uzurpuan (sunduan) Kosovën duke e trajtuar si plaçkë lufte e jo si atdhe të tyre.

You Might Also Like

Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?

Peshkimi shpirtëror i Kremlinit

Si e fundosi Putini – Lukoilin

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

Kosova Times May 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Pozita e opozita i kërkojnë BE-së heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Kosova Times Kosova Times April 22, 2024
“Marca” zgjedh Messin si lojtarin më të mirë në histori të futbollit
Aguero, bast 10 mijë euro për Real-City, ja sa fitoi
Haradinaj: Krahas lëvizjes së lirë, të ketë edhe zhvillimit ekonomik
Claudia Goldin fiton Çmimin Nobel në Ekonomi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?