By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 gusht 2025
August 21, 2025
Kurti viziton Shtimen: Po bëjmë investime të vlefshme
August 20, 2025
Dreka 3 euro, kafeja 30 cent: Një vend mesdhetar me bukuri të jashtëzakonshme që kalon nën radarin e turistëve
August 20, 2025
Një frut për 1,750 euro? Një objekt dëshire për të pasurit që e adhurojnë për shijen e tij të veçantë
August 20, 2025
Plazhet e Halkidikisë: Shkelësit dhe pushtuesit
August 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Brazili heton falsifikimet e të dhënave për vaksina, bastiset shtëpia e ish-presidentit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Brazili heton falsifikimet e të dhënave për vaksina, bastiset shtëpia e ish-presidentit
Rajon / Botë

Brazili heton falsifikimet e të dhënave për vaksina, bastiset shtëpia e ish-presidentit

Kosova Times
Last updated: 2023/05/03 at 4:56 PM
Kosova Times Published May 3, 2023
Share
SHARE

Policia në Brazil e ka bastisur shtëpinë e ish-presidentit Jair Bolsonaro në kryeqytetin brazilian, Brasilia.

Bastisja është pjesë e një hetimi ndaj një grupi që dyshohet se kishte bërë ndryshime në një databazë me të dhënat qeveritare për vaksinat kundër COVID-19.

Policia tha se baza e të dhënave ishte ndryshuar për të ndryshuar statusin e vaksinimit të disa individëve të paidentifikuar.

Këshilltari i afërt i Bolsonaros, Mauro Cid, u arrestua në lidhje me këtë rast. Ndërkohë, Bolsonaro ka thënë se ai nuk ka asnjë lidhje me rastin që po hetohet.

Policia federale tha se “të dhëna të rreme” ishin futur në të dhënat e vaksinimit kundër COVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë të Brazilit.

Sipas policisë, kjo është bërë në mënyrë që individët të cilëve u ishte ndryshuar statusi i vaksinimit të mund të merrnin certifikatat e vaksinimit të nevojshme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë kohë.

Bolsonaro i kishte kundërshtuar fuqishëm vaksinat kundër COVID-19 dhe disa herë kishte shpërndarë informacion të rremë në lidhje me vaksinën dhe efektet anësore të supozuara të saj.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në rrjete sociale në vitin 2021, ai pretendoi gabimisht se vaksinat kundër COVID-19 e rritin mundësinë e infektimit me SIDA-n.

Në tetor 2021, ai tha se nuk do ta merrte vaksinën.

Në shkurt të këtij viti, agjencia braziliane kundër korrupsionit filloi ta shqyrtojë statusin e vaksinimit të ish-presidentit. Atij iu gjet një kartë vaksinimi në të dhënat e poseduara nga Ministria e Shëndetësisë, por thanë se të dhënat mund të kenë qenë të ndryshuara.

Të dhënat e rreme dyshohet se janë futur në sistemin e Ministrisë dikur mes nëntorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.

Bolsonaro udhëtoi për në Florida në fund të dhjetorit, vetëm disa ditë para se rivali i tij, Luiz Inacio Lula da Silva, ta merrte detyrën si president i vendit.

Ai qëndroi në ShBA deri më 30 mars.

Që nga kthimi i tij në Brazil, Bolsonaros i është dashur të paraqitet para policisë dy herë për të dëshmuar për dy hetime të veçanta.

Njëri rast ka të bëjë me rolin e tij të supozuar në sulmin ndaj Kongresit Brazilian nga mbështetësit e tij në janar. Ai po hetohet gjithashtu nëse ka tentuar të importojë dhe të mbajë ilegalisht bizhuteri në vlerë prej miliona dollarësh që atij dhe gruas së tij i janë dhënë nga Arabia Saudite në vitin 2019.

You Might Also Like

Ambasadori rus Kharchenko i quan protestat ne Serbi revolucion me ngjyra

Zëvendësdrejtori i Qendrës Jelcin gjobitet për ripostimin e vajzës së Jelcinit

Trump vendos sanksione ndaj gjyqtarit kanadez të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Droni rus rrëzohet në Poloni

VIDEO Ai u çmend në aeroportin e Italisë. Ai goditi me çekiç, ndezi zjarr…

Kosova Times May 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Airbus do të heqë plotësisht titanin nga Rusia brenda disa muajsh

Kosova Times Kosova Times December 2, 2022
Trashëgimtarët e Maradonës kërkojnë: Ndaloni ankandin, trofeu i vjedhur
Zbuluan detaje nga biseda mes Trump, Zelenskit dhe Macron
98 automjete ruse u vërsulën drejt Kurakovit, ata u takuan nga dragonj
Banorët e Karaçevës, të shqetësuar për të ardhmen e tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?