By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina thotë se 18 civilë u vranë nga sulmet ruse gjatë natës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina thotë se 18 civilë u vranë nga sulmet ruse gjatë natës
Rajon / Botë

Ukraina thotë se 18 civilë u vranë nga sulmet ruse gjatë natës

Kosova Times
Last updated: 2023/05/03 at 7:59 PM
Kosova Times Published May 3, 2023
Share
SHARE

Zyrtarët ukrainas thanë se 18 civilë u vrarë nga sulmet me dronë të forcave ruse në disa qytete të Ukrainës gjatë natës, që goditën kryeqytetin Kiev dhe rajonin e Hersonit.

“Deri tani, ne kemi informata për 18 të vdekur dhe 46 të plagosur”, tha Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, në Telegram. “Sulmet ruse në Herson po vazhdojnë”, shtoi ai.

Viktimat civile e pësuan nga sulmet me dronë në një supermarket dhe një stacion treni në Herson, ndërsa në pjesën jugore të Ukrainës u goditën disa objekte.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës kishte thënë më herët më 3 maj se 12 persona u vranë në Herson, kryeqytetin rajonal, i cili javëve të fundit është bombarduar vazhdimisht nga forcat ruse të pozicionuara përtej lumit Dnjepër.

Në deklaratën e publikuar nga kjo zyrë thuhej se vdekjet dhe dëmet e tjera ishin shkaktuar nga “bombardimet kaotike të infrastrukturës civile në qendrën rajonale”.

Sulmet morën jetën edhe të tre punonjësve të një kompanie energjetike, të cilët ranë në granatimet ruse teksa punonin pranë dy fshatrave. Sipas autoriteteve ukrainase, ata po punonin në riparimin e rrjeteve energjetike, pas sulmeve të rregullta nga ushtria ruse.

Një tjetër fatalitet ndodhi në mëngjes në fshatin Darivsk, ku një burrë vdiq nga granatimet, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Ndërsa, për viktimat e tjera nuk u dhanë detaje.

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës tha se i kishte shkatërruar 21 nga 26 të prodhuar nga Irani që ishin përdorur për këtë sulm. Dronët ishin nisur nga rajoni rus Bryansk dhe nga bregu lindor i Detit Azov, sipas Komandës ukrainase të Forcave Ajrore.

Administrata ushtarake e kryeqytetit tha se të gjithë dronët që kishin cak Kievin u rrëzuan, pa e specifikuar numrin e tyre. Ky sulm ishte vala e tretë e sulmeve ajrore ruse në Kiev në gjashtë ditët e fundit.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times May 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ambasadori i BiH në Serbi takohet me njeriun në listën e zezë dhe e falëndëron…

Kosova Times Kosova Times July 27, 2023
Vlerësohet kthimi në Serbi i mbetjeve të tre trupave të vrarë në luftë
Gënjeshtrat e Vuciqit: Regjimi në Beograd është më përgjegjës për faktin se Serbia është problemi më i madh i sigurisë në Ballkan
Ushtarët e KFOR-it testohen për tejkalimin e kufijve fizikë e taktikë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE do të mbetet në pritje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?