By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët: Kosovës i nevojitet një ligj që rregullon agroturizmin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Ekspertët: Kosovës i nevojitet një ligj që rregullon agroturizmin
Turizëm

Ekspertët: Kosovës i nevojitet një ligj që rregullon agroturizmin

Kosova Times
Last updated: 2023/05/04 at 9:50 AM
Kosova Times Published May 4, 2023
Share
SHARE

Pronarët e bizneseve të ndryshme dhe njohësit e fushës së agroturizmit thonë se Kosovës i nevojitet një ligj që rregullon këtë fushë. Ndërkaq Ministria e Bujqësisë ka paralajmëruar një projekt të madh të agroturizmit për të cilin ka ndarë 3.5 milionë euro.

Genc Buça, pronar i një agrobiznesi në fshatin Makresh të Novobërdës, thotë se po ndien mungesën e një ligji që do të mund të rregullonte shumë çështje në fushën e agroturizmit në Kosovë. Sipas tij, këtij lloj biznesi që po zgjerohet gjithnjë e më tepër, i duhet një rregullore më e qartë ligjore.

“Së pari duhet njohur mënyrën se si funksionon një agroturizëm. Ndërsa për sa i përket aspektit institucional nuk është e rregulluar me ligj se si mund të funksionojë. Në Kosovë është e nevojshme të bëhet një ligj që do të vendoste disa kritere dhe do t’i orientonte njerëzit se si mund të zhvillojnë këto aktivitete.”

Përveç kësaj, Buça tha se Ministria e Bujqësisë duhet ta mbështesë agroturizmin me projekte konkrete që do të çonin në zhvillim të mëtutjeshëm të kësaj fushe.

“Nuk kemi parë ende diçka konkrete, përveç atyre granteve dhe subvencioneve që janë dhënë edhe viteve të kaluara. Ne kemi biseduar me ministrin, na ka vizituar disa herë, ku dhe i kemi shprehur mendimet tona. Besoj se ai do të bëjë diçka në këtë drejtim”, tha ai për Radio Kosovën.

E kryetari i Unionit të Turizmit, Baki Hoti, tha se institucionet duhet të punojnë më tepër dhe ta shohin turizmin në përgjithësi edhe pjesën e agroturizmit si një industri që ka potencial për t’u zhvilluar jashtëzakonisht shumë. Hoti tha se në këtë drejtim nevojiten politika e strategji më të qarta.

“ Unë mendoj se institucionet duhet të punojnë më tepër dhe ta shohin në përgjithësi turizmin si një industri e cila ka një potencial të jashtëzakonshëm për sa i përket ndikimit ekonomik të vendit dhe të krijojë politika e strategji të qarta dhe lehtësuese që të sjellin sa më shumë turistë në Kosovë.”

E eksperti i turizmit, Zekë Çeku, konsideron se agroturizmi është një sektor i rëndësishëm në kuadër të zhvillimit të integruar rural, që është jashtëzakonisht në trend në të gjitha rajonet edhe të Evropës edhe vendeve të tjera.

“Tani zonat malore janë në fokus të zhvillimit, janë mundësi të mira për zhvillimin e agroturizmit. Kosova falë natyrës pozicionit paraqet një rajon, jo vetëm me potencial, por me resurse të bollshme për zhvillimin e këtyre formave të turizmit në veçanti të agroturizmit”, tha Çeku.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se janë ndarë 3.5 milionë euro për agroturizëm dhe zhvillim rural dhe, sipas tij, së shpejti pritet të finalizohet një projekti i madh në agroturizëm, që i përgjigjet potencialit të Kosovës për zhvillim të agroturizmit.

You Might Also Like

Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?

Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara

Ky është vendi më fotozhenik në botë

Kumbaro: Rikualifikimi i Ujërave Termale të Bënjës, duke ruajtur rregullat e një zone të mbrojtur

Një sezon rekord turistik e pret Italinë në vitin 2025

Kosova Times May 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shënohet Java Ndërkombëtare e Njeriut me Shkop të Bardhë

Kosova Times Kosova Times October 15, 2022
Presidentja sllovene viziton Kosovën
Rusia u bën thirrje njerëzve që të përmbahen nga udhëtimet në vendet perëndimore
Rama në turne evropian për të mbledhur mbështetje për PS-në
Kurti takon Borrellin dhe Lajçakun, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?