By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Murati: LDK nuk ka të drejtë morale të flasë për çështjen e të zhdukurve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Murati: LDK nuk ka të drejtë morale të flasë për çështjen e të zhdukurve
Lajme

Murati: LDK nuk ka të drejtë morale të flasë për çështjen e të zhdukurve

Kosova Times
Last updated: 2023/05/04 at 12:12 PM
Kosova Times Published May 4, 2023
Share
SHARE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke debatuar gjatë seancës së sotme të Kuvendit me deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj lidhur me çështjen e të pagjeturve, ka thënë se LDK-ja nuk ka të drejtë morale e as profesionale të flas për këtë çështje.

“Vetëm për t’ia rikujtuar në Washington çka ka nënshkruar Qeveria Hoti, është: të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Më poshtë thotë: do t’i koordinojmë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës. Domethënë as emri i shtetit s’figuron në marrëveshje. Së paku emrin e shtetit është dashtë ta përmendni për gjërat e tilla. A keni qenë ju i nderuar deputeti Selmanaj në atë kohë, a i keni lexuar çfarë po nënshkruani, a e keni pa çka po shkruan në atë tekst. Ju lutem, nuk keni të drejtë morale e as profesionale për të folur për këto tema sepse ju kanë tejkaluar këto tema”, ka theksuar Murati.

Në anën tjetër, deputeti Driton Selmanaj duke iu drejtuar ministrit të Financave ka thënë se VV-ja nuk mund të arrijë atë që ka arritur LDK-ja në Shtëpinë e Bardhë, edhe sikur ai t’i ketë tri jetë.

“Unë po provoj të diskutoj së paku me njerëzit që na shikojnë sepse po e shoh që vërtetë nuk ia vlen me nivelin e tillë të ndajmë as muhabete. Në marrëveshjen e Washingtonit ti djalë i mirë, që ka ndodhë në Shtëpinë e Bardhë e jo në villën e Titos në Ohër, jemi marrë vesh për zotime. Këtu ke nënshkruar marrëveshje me Serbinë, ku e ke amnistuar Serbinë, ku e ke barazuar institucionalisht përgjegjësinë për të zhdukurit në Kosovë dhe e ke heq mundësinë që njerëzit me pas të drejtë të kërkojnë kompensim. Këto janë dëmet e mëdha që ju kanë bërë këtij vendi. Dhe po të them se edhe tri jetë mi pas ti s’ke me mund me e mbërri çfarë kemi arritur në Shtëpi të Bardhë”, ka thënë ai.

PDK akuzon kryeministrin për instrumentalizim të çështjes së të pagjeturve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka shprehur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit lidhur me miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur në takimin e nivelit të lartë në Bruksel.

Hoxha ka akuzuar kryeministrin se e ka instrumentalizuar këtë çështje. Ajo ka thënë se shefi i ekzekutivit do të duhej të ishte në seancë dhe t’u kërkonte falje familjarëve të të pagjeturve, për dy mashtrimet, që ajo pretendon, se ai i ka bërë.

“Besoj të gjithë sa herë vini në këtë sallë kaloni nëpër korridorin që sjell rrëfime të shumta të familjarëve të të pagjeturve. E di që shumë nga ju jeni ndjerë të trubulluar nga shkelja e trupave dhe vijave që vijëzojnë mungesën e trupave të pagjetur por uroj që i keni lexuar edhe ato fragmente të shkurtra nga muret për ndjenjën e familjarëve që ende janë në pritje. E më 2 maj, në Bruksel, rrëfimi i tyre është rrokullisur, dhimbja e tyre është përmbysur, është barazuar e barasvlerësuar. Kryeministri i Kosovës ka shpikur një term të ri, i cili nuk ekziston në Konventat ndërkombëtare e që nuk njihet as si kategori juridike. Për ta thjeshtësuar, Serbia nuk e ka asnjë obligim juridik në kuptimin e reparacionit dhe çështjet e tjera që lidhen me të pagjeturit në Kosovë”, ka theksuar ajo.

Deputetja e PDK-së ka thënë tutje se sot ka zgjedhur të jetë zëri i tyre, teksa ka lëshuar në foltore edhe këngën e saj “Për ata që (s’)janë”, e cila u kushtohet të zhdukurve nga lufta e fundit.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times May 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Italia dhe Zvicra ndryshojnë kufirin për shkak të shkrirjes së akullnajave

Kosova Times Kosova Times September 30, 2024
Ngjarjet e datës 23 dhjetor
Rezervat shumëkombëshe dislokohen në mbështetje të KFOR-it
Ukraina thotë se në Soledar po vazhdojnë luftimet e ashpra
OKB: Talibanët i kanë shtuar kufizimet ndaj grave dhe vajzave afgane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?