By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Mirëdita, dobar dan” sjell në Kosovë një anë tjetër të Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > “Mirëdita, dobar dan” sjell në Kosovë një anë tjetër të Serbisë
Lajme

“Mirëdita, dobar dan” sjell në Kosovë një anë tjetër të Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/04 at 2:21 PM
Kosova Times Published May 4, 2023
Share
SHARE

Të enjten në Prishtinë nis edicioni i dhjetë i festivalit, “Mirëdita dobar dan”, ku audienca e Kosovës do të ketë mundësinë të njihet me skenën artistike e shoqërore serbe.

Qëllimi i festivalit është që me takimet e komuniteteve sociale dhe kulturore serbe dhe kosovare, të iniciojë ndryshimet dhe të krijojë një traditë bashkëpunimi që do të kontribuojë në normalizimin e përhershëm të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“E veçanta kryesore e këtij edicioni është fakti që ne vazhdojmë të ekzistojmë si festival, pasi siç dihet “Mirëdita, dobar dan” nuk është shumë i mirëpritur nga masa dhe grupet nacionaliste, por megjithatë ne po vazhdojmë rrugën tonë me entuziazmin, seriozitetin dhe përkushtimin siç e kishim në fillim”, tha Kushtrim Koliqi nga organizata Integra, organizator i festivalit.

Festivali mbahet herë në Prishtinë, e herë në Beograd, ndërsa që nga themelimi i tij në vitin 2014, është shoqëruar me protesta të organizatave dhe partive të djathta në Serbi.

“Në Kosovë nuk kemi pasur protesta të nivelit që i kemi në Beograd. Kemi pasur akuza, sharje, fyerje prej nacionalistëve apo grupeve që nuk mirëpresin ngjarje të tilla, mirëpo aktivitete publike kundërshtuese nuk kemi pasur”, thotë Koliqi për Radion Evropa e Lirë.

“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur ta kurojmë një program të tillë që qytetarëve të Kosovës t’ua prezantojmë prodhimet artistike, botimet dhe në të njëjtën kohë të zhvillojmë debate dhe diskutime për temat për të cilat nuk jemi shumë rehat për t’i diskutuar qoftë në Kosovë, po ashtu edhe në Serbi”, shton Koliqi.

Festivali ka dy programe: atë të debateve dhe programin kulturor.

Këtë edicion do të diskutohen tema me rëndësi për Kosovën dhe Serbinë përmes promovimit të librit “Serbia tjetër: Sërgja Popoviq” nga Shkëlzen Gashi, përmes debatit “Trashëgimia tjetër”, debatit “Liria e lëvizjes në rajon: tani është koha”, dhe përmes promovimit të librit “Momenti kur kuptova që lufta filloi”.

“Ne duhet ta kuptojmë që në Serbi edhe në kohën e [ish- liderit serb] Sllobodan Millosheviqit, por edhe në ditët e sotme ka intelektualë, akademikë, artistë të cilët zëshëm i mbrojnë vlerat dhe parimet e të drejtave të njeriut, zëshëm flasin për krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Për këtë arsye është mirë ta njohim edhe një anë tjetër të kësaj Serbie”, thotë Koliqi.

Festivali hapet me shfaqjen e filmit “Si mësova të fluturoj” nga Radivoje Andriq, i cili ka fituar shumë çmime. Ndërsa ngjarja kryesore artistike është koncerti i grupit të vajzave rome “Pretty Loud”, të cilat në gjuhën rome, serbe dhe angleze, këndojnë për stereotipat, drejtësinë sociale dhe racën.

Në hapje të festivalit do të mbahet një minutë heshtje në nder të viktimave të një dite më parë në një shkollë fillore në Beograd, ku si pasojë e një sulmi të armatosur u vranë tetë fëmijë dhe një roje. Po ashtu, organizatorët do të ndezin qirinj pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në nder të këtyre viktimave.

“Mirëdita, dobar dan” do të zgjasë deri më 6 maj.

You Might Also Like

Promovohet libri ‘Kosovo at war’

200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

Në Prishtinë nisin Netët e Filmit Shqiptar`

Vdiq Robert Redford, aktori dhe regjisori i madh amerikan

Anëtaret e Pussy Riot dënohen në mungesë me deri në 13 vjet burg

Kosova Times May 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Zbardhen kompanitë që kanë bërë tregti energjetike

Kosova Times Kosova Times October 6, 2022
Një vorbull dyshimesh rreth peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri të Kosovës
Vajza e ish-kryeministrit zgjidhet liderja më e re e Tajlandës
Presidenti austriak në Shkup: Mos humbni kohë, ndryshoni Kushtetutën
Spajiq shpallet mandatar për formim të Qeverisë në Mal të Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?