By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet i riu në Bosnje e Hercegovinë pasi paralajmëroi se do kryejë krim në një shkollë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Arrestohet i riu në Bosnje e Hercegovinë pasi paralajmëroi se do kryejë krim në një shkollë
Rajon / Botë

Arrestohet i riu në Bosnje e Hercegovinë pasi paralajmëroi se do kryejë krim në një shkollë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/04 at 4:15 PM
Kosova Times Published May 4, 2023
Share
SHARE

Një i ri nga Bihaqi, qytet në Bosnje e Hercegovinë, i cili postoi një mesazh në rrjetet sociale se si po përgatitej të kryente një krim në një shkollë të mesme në atë qytet, është arrestuar të enjten.

Kështu ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Drejtoria Federale e Policisë.

Siç u tha, i riu do të mbahet në paraburgim për 24 orë dhe më pas do të transferohet në Prokurorinë e Kantonit, Una-Sana.

I riu paraprakisht është dërguar në polici në Bihaq, pas disa ankesave të qytetarëve ndaj tij.

Ai publikoi një mesazh në rrjetet sociale, pasi një djalë trembëdhjetë vjeçar vrau tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit të shkollës, në Beograd të Serbisë më 3 maj.

Gjashtë nxënës dhe një mësues u plagosën rëndë.

“Po ashtu dua të theksoj se më 7 tetor të vitit të kaluar kemi marrë masa brenda kompetencave tona, sepse i përmenduri në profilin e tij ka deklaruar se ka dhunuar një vajzë. Për këtë kemi njoftuar edhe Prokurorinë e Kantonit. Prokurori kujdestar pastaj e ka dëgjuar personin e përmendur dhe kanë pezulluar hetimet për të. Administrata Federale e Policisë dhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Kantonale do të vazhdojnë punën për rastin lidhur me njoftimet e fundit”, tha Komisionari i Policisë, Jusuf Meshiq.

Siç tha ai, bëhet fjalë për një të ri të rritur.

Ai shtoi gjithashtu se është intensifikuar vëzhgimi në shkollën e mesme në Bihaq, ku i riu ishte student. Po ashtu, policia ka shtuar vëzhgimin edhe në shkolla të tjera në zonën e këtij kantoni.

Në të njëjtën kohë, shkolla e mesme në Bihaq tha për Radion Evropa e Lirë se mësimi mbahet rregullisht dhe se nuk ka panik.

“Departamenti i policisë e ka bërë punën e tij. Drejtori aktualisht është në polici dhe po jep një deklaratë. Ai ishte nxënësi ynë deri vitin e kaluar. Hetimi është duke vazhduar”, tha për REL-in ky institucion arsimor.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

Kosova Times May 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KMDLNj denoncon ndarjen jotransparente të subvencioneve dhe skandalet në RTK

Kosova Times Kosova Times November 26, 2024
Çalhanoglu pas fitores së titullit: Gjithmonë i qetë e i duruar, ndërsa tani i shpërblyer!
Gjermania riafirmon mbështetjen e fortë për KFOR-in
Ischinger për bisedimet Kosovë-Serbi, mbështet modelin e dy Gjermanive
Interi e nis me barazim, ndalet nga Genoa
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?