Një aksident që ka mundur të përfundoj me pasoja të rënda, ka ndodhur në zonën industriale në Prishtinë.
Ndërkohë që treni vijonte itinerarin e rregullt, Prishtinë – Pejë, një automjet i tipit “Benz”, parakaloi rrugën e cila është bërë mjaft problematike, pasi që mungon sinjalizimi.
Për fat veç dëmeve materiale, nuk ka pasoja në njerëz.
Ndryshe, kjo është një nga rrugët më të frekuentuara, që lidh lagjen Arbëria me zonën industriale për në Fushë Kosovë. /Kosovatimes/