By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Izraeli publikon pamje të agjentëve që ngrenë sisteme sulmi në Iran
June 13, 2025
Komandanti i forcave speciale çeçene bën thirrje për mobilizim të një milion rusëve në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj Iranit
June 13, 2025
Drejtpërdrejt: Izraeli sulmoi Iranin – Zhvillime minutë pas minute
June 13, 2025
Dasma Bezos-Sanchez në Venecia, 250 të ftuar, 30 taksi të rezervuara
June 13, 2025
Arrestohet në Greqi vrasësi i dyshuar i nënës dhe vajzës së gjetur në Villa Pamphili
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina dhe ShBA-ja kërkojnë stabilizimin e raporteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina dhe ShBA-ja kërkojnë stabilizimin e raporteve
Rajon / Botë

Kina dhe ShBA-ja kërkojnë stabilizimin e raporteve

Kosova Times
Last updated: 2023/05/08 at 3:17 PM
Kosova Times Published May 8, 2023
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, tha më 8 maj se është e domosdoshme të stabilizohen mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara pasi një seri “fjalësh të ashpra dhe veprash” kthyen raportet në gjendje të ngrirë.

Qin, gjatë një takimi në Pekin me ambasadorin amerikan Nicholas Burns, tha se ShBA-ja veçmas duhet të përmirësojë trajtimin që i bën çështjes së Tajvanit dhe duhet të ndalojë së mosrespektuari principin “e një Kine”.

Raportet midis dy ekonomive më të mëdha në botë u përkeqësuan vitin e kaluar, kur kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi ishullin vetëqeverisës të Tajvanit, duke zemëruar Kinën që pretendon se ky ishull është pjesë e territorit të saj.

Në përgjigje, Kina ndaloi disa kanale që përdoren për komunikime zyrtare me SHBA-në, veçmas ato mes dy ushtrive.

“Prioriteti kryesor është stabilizimi i raporteve Kinë-ShBA, të shmanget përkeqësimi i raporteve dhe të parandalohet çdo aksident midis Kinës dhe ShBA-së”, tha Qin gjatë takimit me Burns, njoftoi Ministria e Jashtme kineze.

Tensionet midis dy superfuqive u ulën nëntorin e kaluar, kur presidenti amerikan, Joe Biden, u takua me liderin kinez, Xi Jinping, gjatë samitit të G20-s në Indonezi dhe udhëheqësit u zotuan për dialog më të shpeshtë.

Por, tensionet u rritën sërish në shkurt kur një balonë kineze u shfaq në hapësirën ajrore amerikane, duke detyruar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që të anulonte vizitën e tij në Pekin.

“Që atëherë, një seri fjalësh të ashpra dhe veprash nga ShBA-ja kanë minuar momentumin pozitiv, të fituar me mund, në raportet Kinë-ShBA”, tha Qin.

Ambasadori Burns përmes një postimi në Twitter tha se gjatë takimit me Qin ka folur edhe për nevojën që të ketë stabilitet në raportet mes dy shteteve.

“Ne diskutuam sfidat në raportet ShBA-Kinë dhe nevojën e stabilizimit të marrëdhënieve dhe zgjerimit të komunikimit në nivel të lartë”, tha Burns.

Tajvani mbetet çështja kyçe në raportet midis Kinës dhe ShBA-së.

Muajin e kaluar, Kina mbajti stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, pasi presidentja tajvaneze, Tsai Ing-wen u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, në ShBA.

Që nga viti 1979, raportet ShBA-Tajvan janë vendosur në bazë të Aktit të Raporteve me Tajvanin, që ofron bazë ligjore për t’i dhënë Tajvanit mjetet e nevojshme për të mbrojtur veten, por nuk thotë se SHBA-ja do t’i ndihmojë Tajvanit në rast të ndonjë sulmi.

Në buxhetin për vitin 2023, Kongresi amerikan ka autorizuar ndihmë ushtarake për Tajvanin në vlerë prej 1 miliard dollarësh.

You Might Also Like

Izraeli publikon pamje të agjentëve që ngrenë sisteme sulmi në Iran

Komandanti i forcave speciale çeçene bën thirrje për mobilizim të një milion rusëve në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj Iranit

Drejtpërdrejt: Izraeli sulmoi Iranin – Zhvillime minutë pas minute

Dasma Bezos-Sanchez në Venecia, 250 të ftuar, 30 taksi të rezervuara

Arrestohet në Greqi vrasësi i dyshuar i nënës dhe vajzës së gjetur në Villa Pamphili

Kosova Times May 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Brazilianja ngrit temperaturen e nxehte: Kostume në miniaturë godasin ne zemer meshkut

Kosova Times Kosova Times July 24, 2023
Osmani: Ne lutëm Zotin për një mrekulli, dhe Zoti na dërgoi Amerikën
Nesër përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit
Zelensky i hapur për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin për t’i dhënë fund luftës
Rama: 4.5 milionë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri në gjashtë muajt e parë të këtij viti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?