By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë me bulgur
December 8, 2025
Sallatë me thjerrëza dhe bulgur
December 8, 2025
Sofrito Korfuzi me bulgur
December 8, 2025
Letër nga shtatë anëtarë të BE-së drejtuar Brukselit në favor të përdorimit të menjëhershëm të aseteve ruse
December 8, 2025
Fermerët: “Harta” e bllokadave në të gjithë vendin
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti e Pavlova bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit e shëndetësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti e Pavlova bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit e shëndetësisë
Lajme

Kurti e Pavlova bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit e shëndetësisë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/08 at 5:16 PM
Kosova Times Published May 8, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot Zëvendëspresidenten e Bankës Evropiane për Investime (EIB), Lilyana Pavlova.

Krahas bashkëpunimit të deritanishëm dhe projekteve ekzistuese, në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në të ardhmen, sidomos në fushat prioritare të Qeverisë, si ajo e energjisë, arsimit dhe shëndetësisë, në të cilat EIB mund të japë mbështetje përmes financimit.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për rolin dhe kontributin e Bankës Evropiane për Investime në zhvillimin e vendeve, duke e cilësuar atë si partnere të rëndësishme. Në 10 vitet e fundit, ky institucion financiar ka ofruar mbështetje me vlerë 241 milionë euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Përveç tjerash, në takim kryeministri gjithashtu foli edhe për Fondin Sovran, i cili u prezantua gjatë fundjavës që lamë pas. Me këtë rasti, Zëvendëspresidentja Pavlova shprehu gatishmërinë e EIB për të mbështetur Qeverinë në këtë nismë.

Ajo gjithashtu theksoi faktin dhe rëndësinë për ta që Kosova ka një qeveri të qëndrueshme, pozitën e mirë makrofinanciare të saj dhe politikat e duhura fiskale që ka ndërmarrë Qeveria.

Në takim bashkë me kryeministrin Kurti, të pranishëm ishin edhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi si dhe Shefja e Kabinetit të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Anila Abazi.

Zëvendëspresidentja, Lilyana Pavlova po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën Vienna Economic Talks që u mbajt sot për herë të parë në Prishtinë. Ajo ishte folëse kryesore në sesionin e dytë ku u diskutua për investimet e qëndrueshme në kohë krizash dhe në mjedis të fragmentarizuar, në të cilin pjesë e panelit ishin edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. /K0sovatimes/

You Might Also Like

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj

Presidenti i Hungarisë viziton Kosovën

31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Mot i kthjellët në Ultësirën Perëndimore, shi në zonat malore

Kosova Times May 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NBC News: Rusia dërgon helikopterë në Iran në këmbim të dronëve

Kosova Times Kosova Times December 9, 2022
“KonicaFest” në nder të 70 vjetorit të themelimit të ShFMU “Faik Konica”
Kryeministrja daneze do të vizitojë Uashingtonin të hënën
Shtetet e Bashkuar tërhiqen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Ministrja Rizvanolli paralajmëron vështirësi me energji gjatë dimrit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?