By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Putini dhe Trumpi po takohen në Alaska
August 12, 2025
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vrasje në Hajvali
August 12, 2025
Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn më 13 gusht
August 12, 2025
Refki Suma i hyn garës si i pavarur për Han të Elezit, LVV e mbështet
August 12, 2025
Ministria e Mbrojtjes tjetër thirrje urgjente: Të largohen menjëherë banorët e Skënderbegasit! Ekipet e emergjencës po evakuojnë fshatrat Spanesh dhe Kazie
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Akuzohet për terrorizëm i dyshuari për sulmin ndaj shkrimtarit nacionalist rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Akuzohet për terrorizëm i dyshuari për sulmin ndaj shkrimtarit nacionalist rus
Rajon / Botë

Akuzohet për terrorizëm i dyshuari për sulmin ndaj shkrimtarit nacionalist rus

Kosova Times
Last updated: 2023/05/08 at 5:51 PM
Kosova Times Published May 8, 2023
Share
SHARE

Hetuesit rusë e kanë akuzuar për kryerje të veprave terroriste të dyshuarin për kryerjen e një sulmi me makinë-bombë, që e la të plagosur një shkrimtar të njohur nacionalist rus.

Shkrimtari, Zakhar Prilepin, një mbështetës i flaktë i fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë, theu të dyja këmbët në sulmin e 6 majit. Bashkëpunëtori i tij i ngushtë, i cili ishte në makinë me të, mbeti i vrarë.

Alexander Permyakov u akuzua për kryerjen e një “akti terrorist” dhe për trajtimin e paligjshëm të eksplozivëve, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në një deklaratë më 8 maj. Një gjykatë në rajonin e Nizhny Novgorod të Rusisë i shqiptoi atij masën e paraburgimit prej dy muajsh.

Ministria e Jashtme e Rusisë e ka akuzuar Ukrainën dhe shtetet perëndimore që e mbështesin Ukrainën, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për sulmin ndaj Prilepinit.

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës as nuk e kanë konfirmuar e as nuk e kanë mohuar përfshirjen në këtë rast. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se besonte se autoritetet ruse e organizuan sulmin.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka dhënë komente lidhur me këtë incident.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS citoi burime të institucioneve të sigurisë të kenë thënë se i dyshuari ishte një “vendas i Ukrainës” me një dënim në të kaluarën për grabitje me dhunë.

Prilepin është figura e tretë e njohur pro-luftës në Ukrainë që u vu në shënjestër nga sulme me bomba që nga nisja e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022.

Rusia fajësoi gjithashtu Ukrainën për vdekjen e gazetares, Darya Dugina, dhe blogerit të luftës, Vladlen Tatarsky, në dy sulme të mëparshme. Kievi ka mohuar përfshirjen në këto raste.

You Might Also Like

Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn më 13 gusht

Bota kërcënohet nga një luftë e re e madhe, këtë herë do të jetë shumë më e përgjakshme…

Koka e prerë e burrit të saj u gjet pranë trupit të një gruaje shtatzënë nga Ballkani

Dodik nuk do të shkojë në burg: Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës miratoi “shlyerjen” e dënimit të tij, ai duhet të paguajë saktësisht…

Bloomberg: Meloni dëshiron të kufizojë praninë e Kinës

Kosova Times May 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hetohen tri vdekje të dyshimta, një në Gllogoc e dy në Ferizaj

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
Patrushev akuzoi Ukrainën për sulmin terrorist në Crocus
Të dielën zhvillohen ndeshjet e javës së pestë në ligën e parë dhe në ligën e dytë
Izraeli publikon pamje të agjentëve që ngrenë sisteme sulmi në Iran
Maliqi: Nuk kam informacione për familjarët e arrestuar në Merdare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?