By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja propozon sanksione ndaj kanalit të Russia Today që transmetohet nga Serbia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE-ja propozon sanksione ndaj kanalit të Russia Today që transmetohet nga Serbia
Rajon / Botë

BE-ja propozon sanksione ndaj kanalit të Russia Today që transmetohet nga Serbia

Kosova Times
Last updated: 2023/05/08 at 5:57 PM
Kosova Times Published May 8, 2023
Share
SHARE

Bashkimi Evropian është duke e diskutuar pakon e 11-të të sanksioneve ndaj Rusisë, që do të fokusohet më së shumti në përpjekjet për ta parandaluar anashkalimin e sanksioneve për Rusinë përmes vendeve të treta.

Por, sipas propozimit të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit të veprimit të jashtëm të BE-së, për të cilin po diskutojnë vendet anëtare, në këtë pako do të shtohen edhe emra të rinj të personave dhe kompanive në listën e sanksioneve.

Në këtë pako, në të cilën ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, është përfshirë edhe mediumin “RT Balkan”, i cili transmetohet nga Serbia, ku edhe është i regjistruar.

Kanali RT (Russia Today), që është nën kontrollin e plotë të qeverisë ruse, ka qenë nën sanksione të perëndimit edhe më herët.

Por, “RT Balkan” është paraqitur sikur të jetë një “entitet në vete” i regjistruar në territorin e Serbisë. Tani, BE-ja dëshiron që formalisht në listën e sanksioneve ta përfshijë “RT Balkan” për të mos lënë asnjë dyshim mbi atë se ky medium konsiderohet si vegël e Rusisë për përhapje të propagandës në rajonin e Balkanit Perëndimor.

Ndërkohë, edhe Parlamenti Evropian kishte shprehur shqetësim se Serbia po përdoret si hapësirë për përhapjen e propagandës së Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor me qëllim të dëmtimit të demokracisë dhe të interesave të Bashkimit Evropian.

Serbia, përveç kësaj, është kritikuar vazhdimisht për refuzim të mbështetjes së sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

You Might Also Like

Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi

A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?

Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin

Kosova Times May 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Serbia në Ballkan po e luan vallen e demonëve

Kosova Times Kosova Times October 1, 2024
Shija e mërgimit: Çifti bjellorus rinis biznesin e djathit në Poloni
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë: Pse është e rëndësishme?
Dobra reagon për zhvillimet në MBPZHR
Nga 25 dollarë në miliona: Si e realizoi Krenari ëndrrën amerikane?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?