By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama në inaugurimin e bibliotekës se renovuar në Ulpian, mirëpritet me duartrokitje
June 9, 2025
Pasnesër nis pranimi i aplikacioneve për paraplegjikët e tetraplegjikët
June 9, 2025
Kadrijaj : Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentares është dështim i Kurtit
June 9, 2025
Gërvalla: LDK kudo që sillet do ta ketë aty afër praninë e PDK-së
June 9, 2025
Nënshkruhet projekti për efiçiencë të energjisë për banesat sociale
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Franca kritikohet pasi lejoi një marsh të neo-nazistëve në Paris
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Franca kritikohet pasi lejoi një marsh të neo-nazistëve në Paris
Rajon / Botë

Franca kritikohet pasi lejoi një marsh të neo-nazistëve në Paris

Kosova Times
Last updated: 2023/05/08 at 6:43 PM
Kosova Times Published May 8, 2023
Share
SHARE

Forcat e policisë së Parisit dhe Ministria e Brendshme e Francës janë përballur me pyetje dhe kritika të shumta më 8 maj lidhur me një një marshim prej rreth 600 neo-nazistësh, që u autorizuan të kalojnë nëpër rrugët e kryeqytetit në fundjavë.

Tubimi i 6 majit i ekstremistëve të krahut të djathtë, të veshur me të zeza, erdhi përderisa autoritetet po tentojnë t’i shuajnë protestat kundër qeverisë, me disa kufizime të reja të vendosura të hënën për ta mbrojtur presidentin e Francës, Emmanuel Macron, nga zhurma e protestuesve që përplasnin tenxheret.

Në marshimin e së shtunës nëpër një lagje luksoze të Parisit morën pjesë qindra burra nga grupet e ekstremit të djathtë, të cilët marshuan me flamuj dhe brohoritëm slogane për të përkujtuar vdekjen e një aktivisti të ekstremit të djathtë, Sebastien Deyzieu, më 1994.

Foto gjatë protestës së 6 majit në Paris.
Foto gjatë protestës së 6 majit në Paris.

Protesta u autorizua nga autoritetet e qytetit dhe policia shihej duke patrulluar aty pranë.

Senatori i Partisë Socialiste, David Assouline, i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin, që të “shpjegohet”.

“Është e papranueshme të kesh lejuar 500 neo-nazistë dhe fashistë të parakalojnë në zemër të Parisit. Organizatat e tyre, shfaqja e ideologjisë së tyre, parullat, simbolet janë po aq fyerje për të vdekurit sa edhe nxitje për urrejtje racore”, shkroi ai në Twitter.

Franca shënoi festën tradicionale publike të 8 majit të hënën për ta përkujtuar fitoren e forcave aleate mbi Gjermaninë naziste në vitin 1945 dhe jetët e humbura në luftën kundër fashizmit.

Ian Brossat, një zëdhënës i Partisë Komuniste, tha me shaka se “tenxheret janë qartazi më të rrezikshme se çizmet ushtarake”.

Foto nga marshi në Paris të Francës, më 6 maj 2023.
Foto nga marshi në Paris të Francës, më 6 maj 2023.

Organizata bamirëse e krahut të majtë, Attac, shkroi gjithashtu se e djathta ekstreme “demonstron urrejtjen e saj me pandëshkueshmëri të plotë në qendër të Parisit, ndërsa shteti po kërkon të shpallë të jashtëligjshëm goditjen e tenxhereve”.

Intelektuali i njohur, Jacques Attali, e quajti tubimin “të patolerueshëm”.

Departamenti i policisë së Parisit reagoi të hënën duke shpjeguar se nuk kishte kompetenca ligjore për të parandaluar një demonstratë nëse ajo nuk paraqet “rrezik të provuar për rendin publik”.

“Duke pasur parasysh se kjo demonstratë nuk kishte shkaktuar ndonjë problem apo probleme në rendin publik gjatë viteve të kaluara, prefekti i Parisit nuk ishte në gjendje të ndërmerrte hapa për ta ndaluar atë”, thuhet në një deklaratë.

Ai i referohej një përpjekjeje të mëparshme, në janar, për ta ndaluar një tubim nga grupi i ekstremit të djathtë “Paris Pride”, i cili u hodh poshtë nga një gjyqtar pas një apeli nga organizatorët.

Ndalohen tenxheret

Demonstratat u ndaluan të hënën rreth Champs-Elysees në Paris, ku Macron mori pjesë në një ceremoni të 8 majit pranë memorialit të luftës, Arc de Triomphe.

Policia në Lionin lindor gjithashtu i shpalli të jashtëligjshme demonstratat të hënën pranë një memoriali të luftës ku Macron pritej të bënte homazhe për heroin e Rezistencës Franceze, Jean Moulin.

Një ankesë nga sindikata CGT u refuzua nga një gjykatë lokale.

Anëtarët e qeverisë janë ndjekur nga protestuesit që rrahin tenxhere që kur Macron nënshkroi një reformë të pensioneve më 15 prill, e cila do të rrisë moshën e pensionit në 64 vjeç nga 62 vjeç.

Demonstrata e ekstremit të djathtë në Paris të shtunën përfundoi me pjesëmarrësit që brohorisnin “Evropë, rini, revolucion”, slogani i grupit të dhunshëm studentor të ekstremit të djathtë GUD që pati ndikim në vitet 1990, tha një reporter i agjencisë së lajmeve AFP.

Dy ish-anëtarë të GUD, Axel Loustau dhe Olivier Duguet, të cilët më parë kanë punuar ngushtë me udhëheqësen politike franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, u fotografuan në tubimin e së shtunës, raportoi të hënën uebfaqja Mediapart.

Ministria e Brendshme ka ndaluar një numër grupesh ekstremiste kundër imigracionit në vitet e fundit, duke përfshirë Generation Identitaire dhe Zouaves Paris.

You Might Also Like

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

Kosova Times May 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shefi i mbrojtjes i shkarkuar izraelit: Vetëm Netanyahu është fajtor për pengjet në Gaza, nuk kemi çfarë të kërkojmë atje

Kosova Times Kosova Times November 8, 2024
Arrestohet në Mal të Zi një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Komandanti i ri i ushtrisë së Ukrainës: Fitorja varet nga gjetja e metodave të reja në luftë
Oda Amerikane nis Javën e Arbitrazhit, diskutohet mbi rolin e gjyqësorit
Vajza e Gjyljeta Ukellës mban në dorë bluzën me foton e nënës së saj gjatë marshimit sot në Pejë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?