By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve
November 3, 2025
Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit
November 3, 2025
Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë
November 3, 2025
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden dhe McCarthy pajtohen të vazhdojnë bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden dhe McCarthy pajtohen të vazhdojnë bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit
Rajon / Botë

Biden dhe McCarthy pajtohen të vazhdojnë bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit

Kosova Times
Last updated: 2023/05/10 at 3:46 PM
Kosova Times Published May 10, 2023
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ligjvënësi kryesor republikan u pajtuan të martën për të vazhduar bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për rritjen e tavanit për borxhin prej 31.4 trilionë dollarësh.

Zyrtarët kanë afat edhe tri javë për të arritur marrëveshje ose vendi do të hyjë në procesin e paprecedentë të falimentimit.

Për një orë e gjysmë, në Zyrën Ovale, demokrati Biden, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, diskutuan për një marrëveshje të mundshme para afatit të 1 qershorit.

Biden, McCarthy dhe tre liderë të tjerë të lartë të Kongresit amerikan pritet të takohen sërish të premten.

Presidenti amerikan tha se bisedimet ishin produktive dhe duket se ai u ka ofruar republikanëve disa kompromise të mundshme, përfshirë edhe fondet që nuk janë shfrytëzuar për ndihmë për pandeminë, me qëllim që të ulen shpenzimet qeveritare.

Por, ai përsëriti se republikanët duhet ta marrin seriozisht kërcënimin që paraqet një mosarritje e marrëveshjes. Ai nuk e përjashtoi as mundësinë që të përdorë Amendamentin 14 të Kushtetutës amerikane, një amendament që nuk është përdorur më parë dhe mund të cilësohet si veprim antikushtetues.

“Çdonjëri në atë takim e kuptoi rrezikun e falimentimit”, tha Biden, duke shtuar se bisedimet do të vazhdojnë.

McCarthy tha se në takim pati mungesë të përparimit.

“Nuk kam parë asnjë lëvizje të re”, tha ai, duke shtuar se Biden nuk u pajtua që bisedimet të vazhdojnë deri në afatin e fundit.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se nëse nuk arrihet marrëveshje dhe shteti shkon në falimentim, atëherë ekonomia amerikane do të futej në një recesion të thellë, që do të destabilizonte sistemin global financiar.

Biden po kërkon nga ligjvënësit që të rrisin tavanin e huamarrjes pa asnjë kusht. McCarthy, partia e të cilit ka shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se ky institucion nuk do të miratojë asnjë marrëveshje që nuk shkurton në mënyrë dramatike shpenzimet për të adresuar rritjen e deficitit buxhetor.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kosova Times May 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Kosova nikoqire e Defender Europe për herë të tretë

Kosova Times Kosova Times April 16, 2025
Financial Times: kompani pak të njohura nga Emiratet e Bashkuara Arabe blenë dhjetëra cisterna për “flotën hije” të Rusisë
Monumenti i ushtarëve të rënë finlandezë u zhduk pranë Shën Petersburgut
Kushtetuesja rrëzon Ligjin për KPK-në
Refuzoi të nënshkruante tjetër kontratë, `Trainkos` e pushon nga puna
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?