By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje
December 13, 2025
Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës
December 13, 2025
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Kosova, projekti më i rëndësishëm i faktorit ndërkombëtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Kosova, projekti më i rëndësishëm i faktorit ndërkombëtar
Lajme

Konjufca: Kosova, projekti më i rëndësishëm i faktorit ndërkombëtar

Kosova Times
Last updated: 2023/05/10 at 6:12 PM
Kosova Times Published May 10, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga Timothy Chorba, kryetar i Këshillit.

Duke falënderuar diplomatët për kontributin e vazhdueshëm të tyre dhe të shtetit amerikan në zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë Kosovës, kryetari Konjufca theksoi se takime të kësaj natyre janë mundësi e mirë për të qëndruar më afër njëri-tjetrit dhe për të trajtuar tema që janë me interes vital për rajonin.

Referuar ndihmës që Kosova ka përfituar ndër vite nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet demokratike evropiane, kryetari Konjufca u shpreh se Kosova është projekti më i rëndësishëm i faktorit ndërkombëtar i fundshekullit 20-të, i cili rezultoi me ndaljen e gjenocidit dhe trasoi rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.

Intervenimi ndërkombëtar dhe pavarësia e Kosovës, shtoi kryetari Konjufca, nuk ishin vetëm domosdoshmëri e nivelit nacional, por kusht esencial për paqe dhe siguri në rajon dhe Evropë.

Duke folur lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kreu i Kuvendit theksoi se Qeveria e Kosovës është jashtëzakonisht e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët e cila është në të mirë të të dyja shteteve dhe nga e cila vendet do të kenë prosperitet në të gjitha fushat. Por kryetari Konjufca tërhoqi vëmendjen se assesi nuk do të pranohen modele që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit dhe zbehjen e kompetencave ekzekutive brenda territorit të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj dialogut dhe gjetjes së zgjidhjes më të mirë për qytetarët e të dyja shteteve, por assesi, në asnjë rrethanë nuk do të pranohen modele që rrezikojnë shtetin dhe lirinë e qytetarëve të Kosovës”, tha ndër të tjera kryetari Konjufca.

Në anën tjetër, anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve ritheksuan vazhdimësinë e mbështetjes së popullit dhe shtetit amerikan për Kosovën dhe aspiratat euro-atlantike të saj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

‘Liria ka emër’! Shkupi sot proteston, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Kosova Times May 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Objekti 825 GTS”një bazë sekrete të nëndetëseve sovjetike në Krime

Kosova Times Kosova Times February 26, 2025
Plani franko-gjerman, “bazë e mirë” për bisedime të mëtejshme
Zgjedhjet në Gjermani, shqetësim emigracioni dhe kostoja e jetesës
Gërvalla bisedon me studentët shqiptarë në Cyrih
Rusia bllokoi 15,000 faqe interneti në një javë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?