By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike
June 27, 2025
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
SPK pranon në takim Ambasadorin për Paqe, Tahir Shabani – bashkëpunim drejt forcimit të rolit ndërkombëtar të Sindikatës
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: CSDP dekoron me medalje 24pjesetarë të Njësisë Policore të Specializuar Rezervë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > CSDP dekoron me medalje 24pjesetarë të Njësisë Policore të Specializuar Rezervë
Lajme

CSDP dekoron me medalje 24pjesetarë të Njësisë Policore të Specializuar Rezervë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/11 at 4:35 PM
Kosova Times Published May 11, 2023
Share
SHARE

24 xhandarë italianë dhe 10 lituanezë të Njësisë Policore të Specializuar Rezervë (NJPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) morën medaljen për shërbim në Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP), e cila jepet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së të gjithë grave dhe burrave të merituar që shërbejnë në misione të ndryshme të CSDP-së në mbarë botën.   

Ceremonia për ndarjen e medaljeve për shërbim u organizua nga Shefi i Misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark në selinë e këtij Misioni në Prishtinë, në prani të Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, shefave të misioneve të shteteve anëtare të BE-së, Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Burime të Policisë së Kosovës, Dejan Jankovic, Komandantit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, Kolonel Ruggiero Capodivento, si dhe përfaqësuesve të organizatave të tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe mysafirëve të tjerë.

Në fjalimin e tij kryesor, Shefi i EULEX-it i falënderoi Italinë dhe Lituaninë për ofrimin e disa prej policëve më të mirë për këtë zbarkim. “Prania e tyre sot këtu demonstron gatishmërinë tuaj për ta mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, tha Wigemark, duke shtuar: “Do të gaboja sikur të mos e falënderoja Poloninë për kontributin e saj të përhershëm në Njësinë e Policore të Specializuar të EULEX-it. Kontingjenti nga Polonia që shërben për shumë vite në Kosovë është një kujtesë e përditshme e përkushtimit të vendit tuaj për sigurinë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë”.

Wigemark e vlerësoi kontributin e NJPSR-së për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, veçanërisht gjatë një sërë momentesh të rëndësishme, pikërisht në veri të Kosovës në fund të vitit 2022. “Angazhimi dhe profesionalizmi juaj, dëshmitar i të cilit kam qenë edhe vetë në shumë raste, kanë bërë një ndryshim të vërtetë, ndërsa shërbimi juaj është një dëshmi e vlerave të paqes, sigurisë dhe drejtësisë. Të shërbesh në një mision të CSDP-së siç është EULEX-i kërkon guxim, qëndrueshmëri dhe përkushtim. Ju e keni përmbushur mandatin tuaj me nder dhe profesionalizëm, në një mjedis sfidues larg familjeve, miqve dhe njerëzve tuaj të dashur”, tha Wigemark.

Xhandarët e shpërblyer janë pjesë e NJPSR-së të siguruar nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë (EUROGENDFOR). Ata zbarkuan përkohësisht në Kosovë në nëntor 2022 me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it.

NJPSR përbëhet nga 24 xhandarë nga Karabinieria italiane dhe 10 xhandarë lituanezë dhe ka punuar krah për krah me NJPS-në e EULEX-it, e cila aktualisht përbëhet nga 101 policë të dërguar nga Polonia. NJPS-ja e EULEX-it është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës, që është pjesë e një mekanizmi tre nivelesh të reagusve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti kurse NATO/KFOR-i është i treti. Qëllimi kryesor i saj është që ta mbështesë stabilitetin e Kosovës dhe të kontribuojë në sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Nga data 14 mars deri më 15 korrik 2022, EULEX-i e përforcoi përkohësisht NJPS-në e tij me një Njësi Rezervë prej 70 xhandarësh nga Portugalia dhe Franca e siguruar nga EUROGENDFOR. /Kosovatimes/

You Might Also Like

SPK pranon në takim Ambasadorin për Paqe, Tahir Shabani – bashkëpunim drejt forcimit të rolit ndërkombëtar të Sindikatës

Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

Edhe një aktvendim i Komerciales pezullon njoftimin e ZRRE-së

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Kosova Times May 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Alush Gashi: LDK do të shqyrtojë vetëm aleanca paszgjedhore

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Një femër rrah një tjetër në kryeqytet, prokuroria po heton rastin
Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë
Kunguj krokante te pjekur me gjalpe, mjalte me boronica, feta dhe fara kungulli
Kurti përkujton 85-vjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?