By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Marrëveshje bashkëpunimi mes sindikatave të policisë, Kosovë – Slloveni
November 4, 2025
Restaurohet një nga xhamitë më të vjetra të Prishtinës
November 4, 2025
Kosova dhe Lituania forcojnë bashkëpunimin sindikal policor
November 4, 2025
Fillojnë hetimet për dy vdekje në Prishtinë e Gjakovë
November 4, 2025
Lakër jeshile me spinaq dhe kërpudha
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kreu i Wagner-it: Po zhvillohet kundërofensiva e Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kreu i Wagner-it: Po zhvillohet kundërofensiva e Ukrainës
Rajon / Botë

Kreu i Wagner-it: Po zhvillohet kundërofensiva e Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2023/05/12 at 12:39 PM
Kosova Times Published May 11, 2023
Share
SHARE

Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, thotë se kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës kundër pushtimit rus është duke u zhvilluar.

Prigozhin pretendon se forcat e armatosura ukrainase planifikojnë të lëvizin më tej në veri dhe në jug, nëse marrin kontrollin në Bahmut, një qytet në rajonin lindor të Donetskut, i cili ka qenë epiqendër e luftimeve të rënda për muaj të tërë.

Prigozhin publikoi audio-deklaratën e tij në Telegram, më 11 maj, menjëherë pasi BBC-ja transmetoi një intervistë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në të cilën ai tha se forcave të tij të armatosura u duhet më shumë kohë për t’u përgatitur për një kundërsulm.

Prigozhin e akuzoi Zelenskyn për “mashtrim” dhe tha se kundërofensiva është në “zhvillim të plotë”. Ai tha se, në zonën e Bahmutit, forcat e armatosura të Ukrainës “po godasin krahët tanë dhe për fat të keq, në disa vende po arrijnë sukses”.

Ai tha se nëse njësitë ukrainase marrin Bahmutin, ato do të vazhdojnë të sulmojnë pjesët e pushtuara nga Rusia të rajonit të Zaporozhyes në Ukrainë dhe rajonet ruse Bryansk dhe Belgorod, të cilat kufizohen me Ukrainën.

“Për këtë arsyeja nisi ofensiva e Ukrainës. Të gjitha [njësitë ukrainase] që kanë kaluar trajnime dhe kanë marrë të gjitha armët, pajisjet, tanket dhe gjithçka tjetër të nevojshme, janë plotësisht të përfshira në veprimet ushtarake”, tha Prigozhin.

Ai përsëri kritikoi Ministrinë ruse të Mbrojtjes për, siç tha ai, hezitimin për t’u siguruar trupave të Wagner-it municionin e nevojshëm.

“Wagner vazhdon të kryejë misione ushtarake me mungesa të tmerrshme predhash, në nevojë për municion, sepse të gjitha premtimet e Ministrisë së Mbrojtjes nuk janë realizuar”, theksoi Prigozhin, duke shtuar se më vonë do të sqarojë sesi ushtarët e tij arrijnë të luftojnë pa municion.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dhe ajo e Federatës Ruse ende nuk e kanë konfirmuar apo mohuar komentin e Prigozhinit.

Sipas vlerësimeve në Perëndim, Rusia ka pësuar rreth 200.000 viktima gjatë luftës 14-mujore, si dhe vazhdon të ketë dhjetëra të tjera në baza ditore në Bahmut, të cilin forcat ruse janë përpjekur ta marrin që nga vera e kaluar.

You Might Also Like

Selanik: Përplasje me tre automjete – Rruga Periferike ishte mbushur me bukë

Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo

Tradhti në Al Fashir. Ushtria iku, duke ia lënë civilët paraushtarakëve: “Ata i vranë të gjithë”

Ukrainasi i mbijetoi disa prej betejave më të ashpra të luftës. U vra në ceremoninë e mirënjohjeve

Gruaja e re iraniane dënohet për vdekjen e burrit të dhunshëm. Duhet të paguajë 100,000 euro ose të vdesë

Kosova Times May 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Azbesti, kërcënim për shëndetin e qytetarëve në `Ulpiana` të Prishtinës

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Mbrëmë Meghan Markle shkëlqeu si asnjëherë më parë dhe në të njëjtin moment erdhi përgjigja e pyetjes – a po divorcohet?
Llapi fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Drenicës
Stano për draft-statutin: Është një propozim i balancuar dhe evropian
Angli, rritet shkalla e vjedhjes së telefonave inteligjent
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?