By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tanya Maliartchuk: Kujtesa është një fushë beteje
November 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 nëntor 2025
November 17, 2025
Rusia po shembet
November 16, 2025
E veja e Solzhenicinit na kujton paradoksin perandorak të Rusisë
November 16, 2025
Avokati serb pretendon: “Vuçiç mori pjesë në safarin e Sarajevës, a është një ombrellë sekrete?”
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdon beteja për Bahmutin, Moska mohon përparimet e Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vazhdon beteja për Bahmutin, Moska mohon përparimet e Ukrainës
Rajon / Botë

Vazhdon beteja për Bahmutin, Moska mohon përparimet e Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2023/05/12 at 1:03 PM
Kosova Times Published May 12, 2023
Share
SHARE

Luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe ruse po vazhdojnë në Bahmut, qyteti i Donjeckut që ka qenë fokusi kryesor i ofensivës së Moskës në rajonin e Donbasit, përderisa raportohet se Kievi ka fituar në zona të caktuara të frontit, ndërsa vendi përgatitet për një kundërsulm të shumëpritur.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se në 24 orët e fundit, forcat ukrainase u mbrojtën me sukses kundër 44 sulmeve ruse në Bahmut, ndërsa vija e frontit Bahmut-Avdivka-Marinkavazhdon të bombardohet rëndë nga forcat ruse.

Më 11 maj, u raportua për përparime të Ukrainës në rajone të ndryshme, duke përfshirë Bahmutin, por Rusia shpejtoi t’i mohonte ato. Mohimet qarkulluan nga blogerët ushtarakë pro-Moskës dhe Yevgeni Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner që ka luajtur një rol kyç në betejën për Donjeckun.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se “situata në zonën e operacionit special ushtarak ishte nën kontroll”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjithashtu u përpoq të qëndronte optimist, duke thënë se “operacioni special ushtarak” kundër Ukrainës kishte qenë sfidues, por këmbënguli se disa qëllime ishin arritur.

Prigozhin pretendoi më 11 maj se kundërofensiva e Ukrainës ishte tashmë duke u zhvilluar.

Në zonën e Bahmutit, tha ai, forcat e armatosura ukrainase “po godasin krahët tanë dhe, për fat të keq, në disa vende ato janë të suksesshme”.

Presidenti Volodymyr Zelensky hodhi poshtë raportimet, duke thënë në një intervistë me transmetuesit evropianë se Kievi po vonon fillimin e kundërofensivës sepse i mungojnë armët perëndimore për të pasur sukses pa pësuar shumë viktima.

Zelensky tha se është e mundur që “ne mund të shkojmë përpara dhe të jemi të suksesshëm”.

“Por ne do të humbnim shumë njerëz. Unë mendoj se kjo është e papranueshme”, citohet të ketë thënë ai. “Kështu që duhet të presim. Na duhet akoma pak më shumë kohë… Përsa i përket pajisjeve, jo gjithçka që na duhet ka ardhur “.

Përgatitjet e Ukrainës për një kundërofensivë morën një shtytje të rëndësishme më 11 maj, kur Britania njoftoi se po furnizonte atë me raketa me rreze të gjatë, duke i dhënë Kievit aftësinë për të goditur trupat ruse.

Ministri i Mbrojtjes Ben Wallace u konfirmoi ligjvënësve britanikë se Mbretëria e Bashkuar do t’i dhurojë Ukrainës raketat Storm Shadow.

“Përdorimi i Storm Shadow do t’i lejojë Ukrainës të shtyjë forcat ruse të vendosura brenda territorit sovran ukrainas”, shtoi ai pa specifikuar se sa të tilla janë dorëzuar.

Raportet e mediave britanike thanë se Kievi kishte premtuar se nuk do t’i përdorte raketat për të goditur brenda territorit rus.

Kremlini kërcënoi me masa “reciproke” për t’iu përgjigjur lëvizjes së Londrës.

“Kjo do të kërkojë një përgjigje reciproke nga ushtria jonë, e cila patjetër do të marrë vendimet e kërkuara në aspektin ushtarak”, u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov.

You Might Also Like

Avokati serb pretendon: “Vuçiç mori pjesë në safarin e Sarajevës, a është një ombrellë sekrete?”

Anija e spiunazhit rus rreth Havait: A po hyn Putini në krizën e Trumpit mbi Venezuelën?

Serbia petendon se ka pasur te shtena me armë zjarri ndaj anëtarëve të Ushtrisë Serbe pranë vijës kufitare

Zelensky gjen zgjidhje për gazin, Greqia bëhet qendra kryesore e energjisë për Kievin

Arrestohet i dyshuari për sulmin terrorist në Indi

Kosova Times May 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti e Kamberi biseduan për rrjedhat aktuale politike

Kosova Times Kosova Times September 16, 2023
Boksieri Iman Khelif arrin në finalen olimpike
Vihet gurthemeli i shtatores së Tony Blair-it në Ferizaj
Gjobat e para kundër duhanit në lokalet nëpër institucionet
Cilat janë 6 luftërat të cilat Trump pretendon se i ka ndaluar?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?