By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Është zyrtare: Ushqimi italian do të marrë statusin e listuar nga UNESCO
November 15, 2025
Baret më të mira në botë sapo janë shpallur në një renditje të re globale – gjashtë nga 10 më të mirat janë në Evropë
November 15, 2025
Papa pret shumë yje të Hollivudit në Vatikan
November 15, 2025
Mijëra maqedonas dalin në rrugë për vdekjen e 63 personave në një diskotekë: Ata janë të pakënaqur me hetimin
November 15, 2025
Ai luftoi për të çliruar Odesën nga “bota ruse”. U qëllua në shpinë nga një vrasës me pagesë
November 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Promovohet Manuali i Parë i Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Promovohet Manuali i Parë i Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor
Shëndetësi

Promovohet Manuali i Parë i Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor

Kosova Times
Last updated: 2023/05/12 at 4:03 PM
Kosova Times Published May 12, 2023
Share
SHARE

Në Ditën ndërkombëtarë të Infermierisë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia prezantoi “Manualin e parë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësorë”.

“Ky manual do të kontribuojë në përmirësimin e rezultateve, cilësisë dhe efektivitetin e shërbimeve të infermierisë në nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Republikën e Kosovës”, tha Ministri Vitia.

Në promovimin e këtij manuali, ku ka marrë pjesë edhe z. Nicu Fota, udhëheqës i Projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm (AQH), dhe përfaqësues të komunitetit të infermierisë në Kosovë, Ministri Vitia theksoi se qëllimi kryesor i “Manualit të parë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësorë” është që procedurat standarde të kontribuojnë në avancimin e mëtutjeshëm, përmirësimin e rezultateve, cilësisë dhe efektivitetin e shërbimeve të infermierisë, në nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Republikën e Kosovës.

“Roli i infermierisë është shumë i rëndësishëm në sistemin e kujdesit shëndetësor, pasi përfshin të gjitha ciklet e jetës së njeriut, nga kujdesi për të porsalindurin deri te kujdesi paliativ,promovimi i shëndetit dhe parandalimi i sëmundjeve, si dhe pjesëmarrja në politikë-bërjen shëndetësore dhe bashkëpunimi me shoqatat e ndryshme, odat e profesionistëve shëndetësor dhe institucionet arsimore”, theksoi Ministri Vitia.

Manuali i parë i Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësorë është përgatitur ekskluzivisht dhe është i obligueshëm për zbatim gjatë punës profesionale/praktike të infermierëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Në vazhdën e aktiviteteve të planifikuara, Ministria e Shëndetësisë ka formuar dy grupe punuese që tashmë janë duke vepruar, për hartimin edhe të dy manualeve për PSO:

1)      Manuali i II-të për PSO – Infermieria në KPSH – Kujdesi infermieror në komunitet, që është vazhdimësi nga Manuali i parë që u promovua sot, dhe

2)      Manuali i I-rë për PSO – Infermieria në kujdesin dytësor dhe tretësor shëndetësor, që do të përgatitet deri në fund të vitit.

Në këtë promovim, Ministri Vitia, shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuuan në hartimin e manualit, i cili shërben si udhërrëfyes që shërbimet e kujdesit infermieror të jenë të cilësisë së standardizuar, duke qartësuar rolet dhe përgjegjësitë e infermierëve në përmirësimin e sigurisë, cilësisë dhe efikasitetit të kujdesit infermieror në mënyrë të vazhdueshme, gjë që ndikon drejtpërdrejtë pozitivisht në ofrimin e kujdesit shëndetësor. /Kosovatimes/

You Might Also Like

15 mijë pacientë me diabet trajtohen çdo vit në Klinikën e Endokrinologjisë

Borziloku i Shenjtë: Një pastrues i mëlçisë dhe antidepresiv nga kopshti që është veçanërisht popullor në dimër

Laboratori kinez zhvillon pilulë kundër plakjes: Jeta deri në 150 vjet do të jetë e mundur

Normat dhe devijimet: rreth shëndetit intim të grave

Flloi punën shërbimi në laboratorin e Toksikologjisë

Kosova Times May 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Dita e Unitetit Gjerman, Bislimi: Kosova çmon kontributin e Gjermanisë

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
Heshtja për Ukrainëne në Samitin e SCO-së është dobësia e Putinit, thotë ish-analist i CIA-s
Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi
Tregu energjetik, drejtori i KEK-ut takoi përfaqësues të bizneseve
Temperatura të larta edhe sot, rekomandohet kujdes i shtuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?