By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në mesnatë lëshuan muzikë me zë të lartë, gjobiten bizneset në Shtime
January 25, 2026
IHMK i reagon komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra të forta për sot
January 25, 2026
Rama vizitë në Izrael, fjalim historik në Knesset
January 25, 2026
Trump tërhoqi deklaratat për trupat britanike pas ndërhyrjes së mbretit
January 25, 2026
Peci: Mitrovica e përkushtuar për rend, rregull dhe ligj
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Nuk ka vendim” për mbyllje të kufijve në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > “Nuk ka vendim” për mbyllje të kufijve në Rusi
Rajon / Botë

“Nuk ka vendim” për mbyllje të kufijve në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2022/09/26 at 4:07 PM
Kosova Times Published September 26, 2022
Share
SHARE

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Qeveria ruse nuk planifikon të mbyllë kufijtë, pasi dhjetëra mijëra makina – kryesisht me burra – janë nisur drejt Gjeorgjisë, Finlandës, Kazakistanit dhe Mongolisë, pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë vendim për mobilizim të pjesshëm.

Përmes këtij vendimi, ai synon të angazhojë 300.000 rusë shtesë në luftën e nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se Rusia është përballur me 70.000-80.000 viktima prej nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Duke iu përgjigjur pyetjes për mundësi të mbylljes së kufijve, Peskov ka thënë se “nuk ka informacione për diçka të tillë”.

“Deri në këtë moment nuk është marrë ndonjë vendim për këtë gjë”, ka thënë Peskov.

Ndërkohë rusët kanë vazhduar të largohen nga shteti.

Sipas mediave lokale, më shumë se 260.000 njerëz kanë ikur prej kur Kremlini ka bërë të ditur mobilizimin e pjesshëm javën e kaluar.

Ushtruesi i detyrës së shefit të Komitetit të Kazakistanit për Migrim, Aslan Atalyqov, ka thënë më 26 shtator se numri i rusëve që kanë hyrë në këtë shtet prej 22 shtatorit, është rritur në mënyrë dramatike.

Ai ka thënë se rreth 40.000 rusë tashmë janë larguar drejt shteteve tjera – kryesisht në Uzbekistan dhe Kirgizi – pas hyrjes në Kazakistan ditë më parë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Trump tërhoqi deklaratat për trupat britanike pas ndërhyrjes së mbretit

Qindra mijëra amerikanë pa energji elektrike për shkak të borës dhe akullit

Ukrainë: 1,700 pallate në Kiev pa ngrohje pas sulmit rus

Burri gjendet i vdekur në bagazhin e makinës – Djali i tij arrestohet, kishte vrarë nënën e tij në vitin 2014

Macron kërkoi urgjentisht armë që do të ndryshojnë rregullat e lojës

Kosova Times September 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK mbështet Lulëkuqen, simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Kosova Times Kosova Times January 15, 2023
Lajçak: Nuk detyrojmë Kosovën të pranojë diçka kundër sistemit të saj ligjor
Doktor Gani Bajraktari bëhet pjesë e NISMA-s
Fytyra e Donatella Versace është objekt diskutimi në rrjete
Motta: Juve ka lojtarë të fortë dhe me cilësi të shkëlqyera
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?