By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
December 19, 2025
Përmbytjet në shkretëtirë: Imazhe të pazakonta të motit të keq në Emiratet e Bashkuara Arabe
December 19, 2025
Politico: Marrëveshja që nxori në pah mosmarrëveshjet e evropianëve
December 19, 2025
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit evropian
December 19, 2025
Dronët godasin 7 rajone ruse, ndërpresin energjinë elektrike dhe shkaktojnë zjarr në një uzinë të madhe kimike
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky viziton Gjermaninë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelensky viziton Gjermaninë
Rajon / Botë

Zelensky viziton Gjermaninë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/14 at 10:22 AM
Kosova Times Published May 14, 2023
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Berlin për bisedime kritike, pasi liderët gjermanë njoftuan për një paketë të ndihmës ushtarake në vlerë prej 2.7 miliardë eurosh, që synon ta ndihmojë Kievin për të luftuar kundër pushtimit të Rusisë.

“Kam arritur në Berlin”, ka shkruar në Twitter Zelensky në orët e para të 14 majit, pasi ditën paraprake qëndroi në Itali.

Zelensky është takuar me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe po ashtu është paraparë takim edhe me kancelarin Olaf Scholz. Ai po ashtu pritet të udhëtojë në qytetin Açen, për të pranuar çmimin prestigjioz Charlemagne.

Një ditë para se Zelensky të udhëtonte drejt Gjermanisë, Berlini njoftoi për paketën e re të ndihmës që përfshin tanke, sisteme kundërajrore dhe municione.

Në pakon e ndihmës përfshihen 20 makina të këmbësorisë, Marder, 30 tanke Leopard 1, 15 tanke kundërajrore Gepard, 200 dronë vëzhgues, katër sisteme kundërajrore Iris-T dhe municione, municione shtesë për artilerinë dhe mbi 200 makina luftarake dhe logjistike.

Gjermania është kritikuar nga shumë në Ukrainë, për shkak të ngurrimit që të dërgojë në Kiev armatime të rënda. Paketa e re do të jetë paketa më e madhe që Berlini i dërgon Kievit që kur nisi pushtimi i Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka bërë thirrje për dërgim të shpejtë të paketës së ndihmës, pasi Kievi po përgatitet për një kundërofensivë të madhe.

Më 13 maj, ai mori pjesë në takimin në Suedi me homologët e tij nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe tha se Ukraina gjithmonë ka nevojë që armatimet t’i dërgohen shumë shpejt.

You Might Also Like

Përmbytjet në shkretëtirë: Imazhe të pazakonta të motit të keq në Emiratet e Bashkuara Arabe

Dronët godasin 7 rajone ruse, ndërpresin energjinë elektrike dhe shkaktojnë zjarr në një uzinë të madhe kimike

Vladimir Putin mban një konferencë për shtyp në Moskë

Bieber: Mosardhja e përfaqësuesit serb në Bruksel është një mesazh shumë i keq, në dëm të Serbisë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times May 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Hoxha: Spanja e jashtëzakonshme, por vetëm fitorja na kualifikon

Kosova Times Kosova Times June 21, 2024
Lëndohet rënd me armë zjarri, një person në Suharekë
Dielli lëshon valën magnetike më të madhe të zjarrtë në afro një dekadë
Haradinaj: Kosova është e rreshtuar krah vendeve kundër agresionit rus
Fillojnë garat ekipore edhe në kategorinë e juniorëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?