By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shkurt
February 3, 2026
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Rusia dëshiron të blejë më shumë dronë nga Irani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA: Rusia dëshiron të blejë më shumë dronë nga Irani
Rajon / Botë

ShBA: Rusia dëshiron të blejë më shumë dronë nga Irani

Kosova Times
Last updated: 2023/05/15 at 9:35 PM
Kosova Times Published May 15, 2023
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë tha se Rusia po synon që të blejë dronë shtesë sulmues nga Irani për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës, pasi Moska ka përdorur shumicën e 400 dronëve që paraprakisht kishte blerë nga Teherani.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, vitin e kaluar publikoi imazhe satelitore dhe gjetje të inteligjencës që thanë se tregojnë që Irani i kishte shitur Rusisë qindra dronë sulmues. Për muaj të tërë, zyrtarët kanë thënë se ShBA-ja beson se Irani po e shqyrton mundësinë e shitjes të qindra raketave balistike te Rusia, por Uashingtoni nuk kishte dëshmi se një marrëveshje për këtë gjë ishte arritur.

“Irani po ashtu vazhdon t’i ofrojë Rusisë dronët kamikazë. Që nga gushti, Irani i ka ofruar Rusisë mbi 400 dronë të llojit Shahed”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane, John Kirby.

“Rusia ka përdorur shumicën e këtyre dronëve, duke i përdorur për të shënjestruar infrastrukturën kritike ukrainase brenda Ukrainës. Duke i ofruar Rusisë këta dronë, Irani drejtpërdrejt ka mundësuar luftën e agresionit të Rusisë në Ukrainë”, tha Kirby për gazetarët.

Dronët Shahed që Rusia veçse ka blerë, janë të pajisur me eksplozivë dhe shpërthejnë në momentin që kanë kontakt me shënjestrën.

Kirby tha se rusët tani po kërkojnë që të blejnë dronë më të avancuar “që kanë aftësi më vdekjeprurëse”.

Këto njoftime bazohen në gjetjet e inteligjencës amerikane lidhur me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes midis Rusisë dhe Iranit. Pretendimet e ShBA-së janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të bërë publike gjetjet shqetësuese lidhur me Rusinë, e cila po vazhdon luftën kundër Ukrainës.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë po ashtu se Irani i ka ofruar Rusisë edhe artileri dhe municion për tanke, që Moska i përdor në pushtimin e Ukrainës.

Irani ka thënë se i ka shitur dronë Rusisë para nisjes së luftës kundër Ukrainës, por nuk i ka shitur më që atëherë.

You Might Also Like

Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë

Historia e Epstein po merr përmasa gjithnjë e më të zymta, ka filluar paniku dhe thashethemet po bëhen gjithnjë e më të forta: A ishte ai njeriu i Putinit?

Incident në Poloni, një dron u rrëzua pranë një baze ushtarake. Është pika strategjike më e cenueshme e NATO-s

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kosova Times May 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haxhiu: Ka një tendencë që vullneti i popullit të injorohet

Kosova Times Kosova Times May 7, 2025
January 28, 2026
Hovenier: Qeveria të lëvizë para me Asociacionin
Kina e fiton të artën, mposht Francën dhe ShBA-në
Ambasada e SHBA-ve: Krenarë për trajnimet e FSK-së pranë Ushtrisë Amerikane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?