By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Për mbështetje në kulturë, rini e sport janë ndarë 15 milionë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Për mbështetje në kulturë, rini e sport janë ndarë 15 milionë euro
Lajme

Kurti: Për mbështetje në kulturë, rini e sport janë ndarë 15 milionë euro

Kosova Times
Last updated: 2023/05/16 at 2:29 PM
Kosova Times Published May 16, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar të martën se qeverisja e tij orientohet në punë dhe drejtësi. Sipas tij, punë do të thotë më shumë aktivitet e inovacion ekonomik, arsim më cilësor, më shumë investime të huaja, ndërsa drejtësi siç tha ai, do të thotë barazi, mirëqenie, siguri e besim në institucione.

Këto komente kryeministri i bëri në prezantimin e procesit hartues të Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të Veprimit 2024-2026, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Duke folur për hartimin e Strategjisë, ai tha se ka ardhur koha të bëhet një investim serioz edhe në Kosovë dhe Strategjia Shtetërore për Rini është mjeti që do sjell në tavolinë të gjitha institucionet për të reflektuar mbi sfidat e veçanta të të rinjve në sektorin e tyre dhe për të hartuar e zbatuar politika publike në shërbim të tyre.

“Strategjia Shtetërore për Rini do të jetë dokumenti kryesor orientues afatgjatë për qeverinë karshi rinisë, ku secila ministri dhe institucion pritet të përcaktojë rolin e vet. Përveç se është strategji që na orienton drejt zhvillimit, do të jetë edhe një mjet reforme për politikëbërje ndërsektoriale karshi rinisë”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se përmes masave të shumta të Qeverisë, dhe së fundmi programit Superpuna ku mbi 2,000 marrëdhënie pune janë të lidhura në një kohë të shkurtër, punësimi i të rinjve po rritet.

“Universitetin e bëmë falas për afër 43 mijë studentë dhe kemi ndarë mbi 3 mijë bursa për studime brenda dhe jashtë vendit. Këtë vit do ndahen 2 milionë euro për 2,000 bursa vetëm në fushat STEM, pra Shkencë, Teknologji, Inxhinieri e Matematikë. Në shëndetësi, buxheti është 100 milionë euro më shumë këtë vit: 296 milionë euro sot nga 198 milionë euro në vitin 2022”, deklaroi Kurti.

Kryeministri po ashtu tha se janë ndarë afër 15 milionë euro për mbështetje direkte në kulturë, rini dhe sport, derisa potencoi se mbështetja për librin në të kaluarën ishte maksimalisht 150 mijë euro në vit, ndërsa sivjet janë ndarë 1 milion euro.

Me këtë rast, kryeministri ka ftuar të rinjtë dhe të rejat ta përqafojnë optimizmin, duke thënë se Kosova kurrë s’ka qëndruar më mirë në indikatorët kyç.

“Pothuajse çdokush që bisedon me këtë gjeneratë të të rinjve, e dinë se shumica prej tyre duan ta ndërtojnë jetën e tyre në vendin e vet, pranë familjes dhe miqve të tyre. Andaj, qeveria është e tyre dhe po punojmë bashkërisht me ta për transformimin e vendit tonë. Planifikimin e së ardhmes po e bëjmë të mundur përmes të rinjve dhe të rejave tona. Me punë dhe drejtësi, Kosova është e ardhmja për ta, sikurse janë ata e ardhmja jonë dhe e tashmja jonë”, tha ai.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times May 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

47,000 ushtarë rusë të vdekur

Kosova Times Kosova Times July 10, 2023
Qeveria Çeke dëbon gazetarin për ‘bashkëpunim’ me inteligjencën ruse
Çfarë mund të bëjnë paqeruajtësit në Ukrainë? Historia e sukseseve dhe dështimeve të tyre
Faleminderit që nuk më keni harruar!
Khodorkovsky dhe FBK i kerkuan Perëndimit të heqë sanksionet kundër oligarkëve që dënuan luftën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?