By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një aventurier amerikan, i cili ndiqej nga gjysmë milioni njerëz, u sulmua pranë Foçës dhe thotë se edhe ai u grabit
August 10, 2025
Zelensky: Ukraina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë
August 10, 2025
Haxhiu sot mban konferencë për media
August 10, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik
August 10, 2025
27 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti priti Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti priti Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman
Lajme

Kurti priti Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman

Kosova Times
Last updated: 2023/05/17 at 4:33 PM
Kosova Times Published May 17, 2023
Share
SHARE

Bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Drejtorin e Përgjithshëm  për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, që po shoqërohej nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Kryeministri e falënderoi z. Koopman për vizitën dhe për ndihmën e madhe të Bashkimit Evropian për shtetin dhe qytetarët e Kosovës në këto 15 vite të fundit. Ai tha se për Kosovën anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë.

Theksoi rëndësinë që ka Tregu i Përbashkët Rajonal për integrimin ekonomik të rajonit dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të tri marrëveshjeve që janë nënshkruar në Procesin e Berlinit. Me këtë rast, u nënvizua fakti që Kosova ishte e para që ratifikoi në parlament të tri marrëveshjet.

Pasi e njoftoi për progresin demokratik dhe ekonomik të shënuar në dy vitet e fundit, që po evidentohet në vazhdimësi edhe nga raportet kredibile ndërkombëtare, kryeministri tha se në dhjetor të vitit të kaluar kemi dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian kurse këtë vit kemi vendimet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kalimin e fazës së parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e që janë dëshmi e qartë e përkushtimit të Kosovës për integrim e progres.

Koopman tha se Kosova është pjesë e familjes evropiane. Ai e përgëzoi Kosovën për reformat dhe theksoi nevojën e përshpejtimit të tyre dhe nevojën për të ndjekë integrimin ekonomik të rajonit dhe integrimin në tregun ekonomik të Bashkimit Evropian.

Në qershor të vitit 2021, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryeministri Kurti kishte prezantuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, të bazuar në EFTA-EEA, gjë që do të zgjidhte pengesat që kemi për të ecur shpejt në integrimin ekonomik të rajonit, mundësonte integrimin me Tregun Unik të BE-së dhe përshpejtonte anëtarësimin e gjithë rajonit në Bashkimin Evropian. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Zelensky: Ukraina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë

Haxhiu sot mban konferencë për media

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik

27 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut

Kosova Times May 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shqipëria luan me Suedinë më 25 mars

Kosova Times Kosova Times January 26, 2024
Izraeli vret militantë në kufi me Libanin
Prokuroria në Shkup nis hetim ndaj Grubit e Bexhetit pasi SHBA-ja i futi në listën e zezë
Kompasi politik shqiptar
Demostat: Vuçiq do të takohet me Putinin në tetor?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?