By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Pavarësisht progresit të evidentuar, edhe më shumë do të ketë angazhim të qeverisë për të drejtat e njeriut dhe luftës antikorrupsion
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Pavarësisht progresit të evidentuar, edhe më shumë do të ketë angazhim të qeverisë për të drejtat e njeriut dhe luftës antikorrupsion
Lajme

Kurti: Pavarësisht progresit të evidentuar, edhe më shumë do të ketë angazhim të qeverisë për të drejtat e njeriut dhe luftës antikorrupsion

Kosova Times
Last updated: 2023/05/17 at 9:52 PM
Kosova Times Published May 17, 2023
Share
SHARE

Në takimin e ftuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u bisedua për të gjeturat dhe rekomandimet e Raportit të Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut për vitin 2022.

Në frymë të partneritetit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile u diskutuan mënyrat e operacionalizimit të rekomandimeve të raportit.

Duke e falënderuar kryeministrin Kurti për takimin, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile e vlerësuan qasjen proaktive të Kryeministrit Kurti për takimin tashmë tradicional, të rregullt vjetor.

Kryeministri Kurti theksoi punën dhe përkushtimin e Qeverisë për të drejtat e njeriut, barazi dhe gjithëpërfshirje. ​

Ai përmendi zhvillimet për drejtësi, duke theksuar Vetingun në sistemin e drejtësisë, miratimin e Strategjisë së Sundimit të Ligjit, aprovimin nga Komisioni i Venecias të ndryshimeve për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe miratimin në Kuvend të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Për barazi shoqërore e gjinore dhe parandalim dhe luftim të dhunës kundër grave dhe vajzave, u veçua miratimi i Strategjisë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, lansimi i Protokollit Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale, si dhe ndryshimi i Kodit Penal për dënime plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtor për dhunim seksual dhe dhunë në familje.

U bisedua për zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar institucional dhe jashtë institucioneve, ndalja në shkallë të madhe e veprimeve kriminale në kuadër të institucioneve dhe jashtë tyre, po përcillet me vlerësime të larta edhe në raporte ndërkombëtare.

U tha se në këto dy vite qeverisje, renditja e Kosovës është përmirësuar për 20 vende në Transparency International për luftën kundër korrupsionit, 22 vende në Lirinë e Shtypit Botëror sipas indeksit të Reporterëve pa Kufi. Jemi renditur të parët në Ballkan, të dytët në Evropë dhe të tretët në botë për përparimin në të drejtat politike dhe liritë civile, e po ashtu të parët në Ballkanin Perëndimor për Sundimin e Ligjit për dy vjet radhazi nga World Justice Project.

Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria vazhdon të jetë e angazhuar për gjithëpërfshirje dhe barazi. U theksua procedimi në Kuvend i propozimit për përfshirjen e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutën e Kosovës.

Në takimin e përbashkët të pranishëm ishin edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, si dhe përfaqësuesit e Rrjetit për të Drejtat e Njeriut: Marigona Shabiu (YIHR), Afrim Maliqi (HANDIKOS), Gzim Shala (IKD), Luljeta Demolli (QKSGJ), Senad Ibishi (VoRAE), Blert Morina (CEL), Rrustem Gashi (Hendikos) dhe Ilir Vitija (YIHR). /Kosovatimes/

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times May 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Horor ne Serbi: Djali ka rrahur nënën e tij derisa nuk eshte njohur, duke përdorur një çekiç

Kosova Times Kosova Times October 21, 2023
Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Anton Berishës
Trump pezullon per nje muaj tarifat ndaj Kanadasë
Ambasadori francez me thirrje për kompromis e konstituim të institucioneve
Erdogan prezanton planin për rritje të shpenzimeve publike, pak para zgjedhjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?