By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia parandalon kontrabandimin me mallra në Han të Elezit
October 26, 2025
Veshalli: Për herë të parë një rom propozohet për vendimmarrje në Qeveri
October 26, 2025
Haxhiu: Klubi i Stërvjetëruar Politik pamundësoi votimin e Kurtit
October 26, 2025
Ligji i ri për barnat, qytetarët ankohen për rritje çmimesh në barnatore
October 26, 2025
Me makinë shuan jetrat e tërë familjes(VIDEO)
October 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Filloi Konferenca vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Filloi Konferenca vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”
Lajme

Filloi Konferenca vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”

Kosova Times
Last updated: 2022/09/27 at 4:24 PM
Kosova Times Published September 27, 2022
Share
SHARE

Nën organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, filloi sot Konferenca vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”, e cila do të zgjasë dy ditë. 

Në ditën e parë të kësaj Konference morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, Shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral-brigade John B. Bozicevic, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Joachim Hoppe, zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Ministri Mehaj theksoi se së bashku me shtetet partnere do të zhvillojmë forcat tona për mbrojtjen e vendit dhe jetësojmë vizionin për anëtarësim në NATO.

“Falënderoj të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët me praninë e tyre në këtë Konferencë dhe me mbështetjen e tyre të pandërprerë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, kanë kontribuar në forcimin e FSK-së, ku si rezultat FSK-ja është në gjendje të japë përkushtimin, profesionalizmin dhe disiplinën, duke dëshmuar se mund të kontribuojë për paqen dhe sigurinë edhe në nivel ndërkombëtar”, theksoi Ministri Mehaj duke shprehur gjithashtu falënderim të veçantë ShBA-së dhe aleatëve të tjerë evropianë, për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në forcimin e FSK-së si dhe në procesin e suksesshëm të zbatimit të Planit Gjithëpërfshirës 10-vjeçar të tranzicionit.

Ndërsa zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, në fjalën e tij u shpreh i bindur se kjo Konferencë ndihmon në ngritjen dhe thellimin e aktiviteteve të ndërsjella dhe në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së.

Me fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtuan edhe Shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade John B. Bozicevic, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Joachim Hoppe, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Konferenca ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022” do të vazhdojë edhe nesër, me sesionet punuese në nivel të takimeve me përfaqësuesit e vendeve partnere veç e veç, për sinkronizim të koncept-planeve për periudhën pasuese një vjeçare. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia parandalon kontrabandimin me mallra në Han të Elezit

Veshalli: Për herë të parë një rom propozohet për vendimmarrje në Qeveri

Haxhiu: Klubi i Stërvjetëruar Politik pamundësoi votimin e Kurtit

Ligji i ri për barnat, qytetarët ankohen për rritje çmimesh në barnatore

Hoti: Mungon vetëdijesimi për unifikim në shërbim të interesave shtetërore

Kosova Times September 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Kosova Times Kosova Times June 5, 2023
Vrasja e Marigona Osmanit, Krivaça e Sejdiu deklarohen të pafajshëm
BERZh: Samiti i Ballkanit Perëndimor mbahet më 26 shkurt në Londër
“Inatet politike” bllokojnë miliona euro investime
Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së: Vendimi për rritjen e tarifave ishte i drejtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?